Pendarovski priti përfaqësues të Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave

Presidenti Stevo Pendarovski sot pranoi përfaqësues të Shoqatës, Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave, si një organizatë koordinuese e disa shoqatave simotra.

Siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, në takimin me përfaqësuesit e Shoqatës e informuan presidentin për aktivitetet dhe iniciativat e tyre për miratimin dhe ndryshimin e vendimeve ligjore që lidhen me procedurat gjyqësore.

Përfaqësuesit e shoqatës theksuan se për sundimin e ligjit ka rëndësi të veçantë miratimi i Ligjit për shqyrtimin e Provave dhe Fakteve të përdorura në marrjen e vendimeve gjyqësore, gjegjësisht provat dhe faktet që burojnë nga organet e zbatimit të ligjit.