“Koalicioni Sela – Gashi”, jep dorëheqje kryetari i nëndegës së ASH-së, kalon në BESA

Koalicioni në mes Selës dhe Gashit nuk është duke u pritur mirë nga stukturat e ASH-së. Sot, nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari i nëndegës së Leshnicës nga ASH, Bujar Ilazi ka dhënë dorëheqje duke shprehur haptazi paknaqësinë e tij ndaj ASH-së dhe këtij koalicioni. Ai postimit ja ka bashkangjitur edhe një foto me kryetarin e forumit rrinor të Besës, Liridon Useini, ku nga sot Ilazi do të jetë pjesë e Lëvizjes BESA.

Ndryshe, kjo nuk është dorëheqja e parë për shkak të koalicionimit ASH-AAA.