Maluma në Tiranë, kaq kushton vetëm një foto në koncert me të

Këngëtari i njohur latin, Maluma, do të jetë së shpejti në Tiranë.

Ai do të performojë në një koncert live në sheshin Nënë Tereza në `14 mars, në ditën e Verës.

Maluma është një prej këngëtarëve me të ardhura sidomos nga femrat.

Shumë tërheqës në fizik dhe i famshëm në muzikë, Maluma ka bërë gjithmonë të flitet për të edhe nga këngët edhe nga thashethemet. Maluma numëron miliarda klikime në Youtube falë edhe bashkëpunimeve me yjet botërore si Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin, J. Balvin apo Madona.

Për të gjithë ata që do të duan për të parë live në një koncert Malumën, mund të kenë mundësinë që përmes blerjes së biletës ‘Meet and Greet’, do të kenë një foto me këngëtarin në një suvenir zyrtar të tijin. Çmimi i ‘Meet and Greet’ është i njëjti pavarësisht qytetit, 370 dollarë.

Mesa duket ardhja për koncert e këngëtarit është në vazhdën e turit që ai do të bëjë.

Para koncertit në Tiranë, ai do të jetë në datë 13 mars në Selanik, më pas në datë 18 do të jetë në Amsterdam, në 20 në Zyrich dhe në vijim në Frankfurt dhe Paris.