7 bomba zbulohen në vendin ku do ndërtohet fabrika e Teslas në Gjermani

Shtatë bomba të pashpërthyera amerikane nga Lufta e Dytë Botërore u zbuluan në një kantier ndërtimi, në rrethinat e Berlinit, aty ku Tesla po ndërton fabrikën e parë në Evropë për prodhimin e makinave elektrike.

Zëdhënës nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se mjetet shpërthyese peshonin nga 50 kg secila dhe do të çaktivizohen nga ekipet e ekspertëve në ditët në vijim.

“Tesla” ka blerë tokë në Gruenheide, shumë pranë Berlinit, ku ka planifikuar ndërtimin e një fabrike gjigante që do t’i jepte makinave të saj markën “Made in Germany”.

Bomba të pashpërthyera që i përkasin Luftës së Dytë Botërore gjenden shpesh në qytete të ndryshme të Gjermanisë dhe autoritetet në shumë raste kanë evakuuar me mijëra banorë për të bërë të mundur çaktivizimin e tyre.