“Mbjellin 7 fidanë e bëjnë filma”, debat mes Shilegovit dhe qytetarit

Në oborrin e Fakultetit të Arkitekturës u mbollën 7 fidanë. Ndonëse dy prej fidanëve i kishin lënë pa mbuluar, me qëllim që dheun t’ia hedhë kreu i Qytetit Petre Shilegov, ai tha se nuk është i kalibruar për një gjë të tillë.

“Unë nuk jam kryetari që do të kap lopata dhe të prej shirita apo të vesh çizmet e verdha për çdo aktivitet që bëhet në territorin e Qytetit. Puna ime është që kryeqytetin ta organizoj që të jetë funksional dhe i përgjegjshëm, praktikisht të kemi reagime të shpejta dhe kjo po ndodh tani”- pohoi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Por, me të mbaruar ky aktivitet, një qytetar u ndal për ta pyetur diçka kryetarin Shilegov.

“Të uroj ditë të mirë, faleminderit shumë?

Aaa ashtu, sërish do të vijnë zgjedhjet!

Asnjëherë më mos më voto, nuk ke problem qofsh shëndosh e mirë.

Me fjalë je super a në realitet nuk ka asgjë.”

Ai tregoi se e pyeti nëse ka mbaruar të gjitha punët tjera, që u erdhi radha të promovohen 7 fidanë në këtë park të vogël.

“Për 7 fidanë kaq shumë kamera? Bëjnë filma, nga ta di unë çka duan të bëjnë. Mendojnë se populli ju beson me këto, me 7 fidanë nuk bëhet gjë. Ku janë autobusët? Ku është gazifikimi që e premtonte? Urat? 300 gjëra kanë premtuar asgjë nuk është bërë! Klientelizmi dhe personat që mendojnë se mbështesin një strukturë të caktuar politike vetëm që të punësohen dhe kanë mbi 50 vjet… Nuk kërkoj punësim unë jam në pension! …mua as që më interesojnë.”

Kreu i Qytetit të Shkupit tha se kjo nuk është e tëra, meqë gjatë kësaj vjeshte kanë mbjellur mbi 7 mijë fidanë në të gjithë territorin e Kryeqytetit.