Zyrtare: Moggi nënshkruan me skuadrën shqiptare (Foto)

Luciano Moggi edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Partizanin e Shqipërisë, ku do të ndihmojë në rolin teknik, organizativ dhe të marketingut.

Ish Drejtori Sportiv i Juventusit, Luciano Moggi tashmë është pjesë e futbollit. Personazhi më i diskutuar dhe që ka lënë më tepër gjurmë në futbollin italian gjatë dekadave të fundit, firmos zyrtarisht me Partizanin, duke marrë rolin e këshilltarit sportiv i presidentit Demi.

Marrëveshja e arritur u konfrmua nga klubi i Partizanit, nëpërmjet një deklarate zyrtare për media.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Luciano Moggin, ish-drejtues i klubeve më prestigjoze në arenën ndërkombëtare. Konsulenca e Moggit te Partizani do të jetë prezentë për 3 vitet e ardhshme dhe do të konsistojë në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike, organizative dhe marketing. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, falë eksperiencës dhe aftësive që Moggi zotëron, do t’i mundësojë klubit ngritjen në nivele të larta suksesi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Partianit.