Vitin e ardhshëm pritet hapja e Parkut teknologjik në Shkup

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski sot në Konferencën për zgjidhje inovative dhe trende TIK deklaroi se shteti do të investojë në një park të ri teknologjik në Shkup, i cili do të jetë shtëpi e një përshpejtuesi TIK për kompani të reja, si vend ku industria ekzistuese do ta gjejë interesin e vet dhe do të drejtojë zhvillimin e zgjedhjeve të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Hapin kryesor duhet ta bëjë shteti, të motivojë numër sa më të madh të individëve dhe kompanive që të kërkojnë ekzistenvn e tyre në industrinë e TI. Kjo industri është një prej mekanizmave kryesorë për të motivimin e të rinjve që të mbeten në Maqedoni, të studiojnë këtu, të vijnë më lehtë deri te punësimi dhe të kenë standard më të lartë të jetës”, tha Mançevski gjatë fjalimit të tij në hapjen e Konferencës.

Konferenca mbahet në kuadër të ditëëe MASIT TIK, ndërsa në të diskutohet për më shumë tema dhe çështje aktuale nga sfera e inovacioneve në TI në shërbim të biznesit më të mirë, jetës dhe zhvillimit në përgjithësi.