(VIDEO) Sela: Koalicioni Aleancë me BESË do e pastrojë skenën politike

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë një takimi me degën e Lëvizjes BESA në Strugë, tha se bashkëpunimi mes dy subjekteve është i mirë dhe i natyrshëm. Sela shtoi se dëshiron që ky bashkëpunim të vazhdojë me qëllim të riformatimit të skenës politike, siç tha ai, të pastrohet nga disa subjekte të vjetra politike. Sela tha se koalicioni Aleancë me BESË është një fillim i cili paralajmëron koalicionin e ardhshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, koalicion që do ta linte BDI-në me më pak se shtatë deputetë. Sela tha se BDI nuk mund ta quaj veten të sukseshme sidomos në aspektin lokal, kur ajo e shkatërroi procesin e decentralizimit.

“Koalicioni Aleancë me BESË është një fillim i cili pastaj paralajmëron edhe koalicionin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare të cilat do të vijnë. Dhe bashkërisht do të hyjmë në zgjedhje dhe bashkërisht ne do t’ia arrijmë që BDI-në ta lejmë me më pak se 7 deputetë dhe në zgjedhjet tjera pastaj do të duhet që të pastrohet skena politike nga ky fenomen i cili është shtrirë si oktapod në shoqërinë shqiptare”, deklaroi Sela.