Ushqimet që pastrojnë organizmin tuaj në pranverë

Sinjali i parë që ju tregon se keni nevojë për detoksifikim është lodhja, tretja e dobët, përqëndrim i zvogëluar, probleme të lëkurës, dhimbje koke.

Koha ideale e vitit për “spastrim të përgjithshëm të organizmit” është periudha pas dimrit.

Rregulli bazë është gjithmonë “të freskëta dhe të shëndetshme” dhe për këtë arsye rekomandohet për të ngrënë fruta dhe perime të papërpunuara, drithëra dhe bishtajore, ushqime të përgatitur me vaj ulliri dhe lëng limoni.

Preferohet të konsumohen fruta të thata, brokoli, lulelakër, hudhër, artichoke si dhe lakër jeshile.

Konsumoni drithëra dhe oriz ngjyrë kafe.

Çaji i gjelbërt jo vetëm që pastron toksinat, por përmban edhe lloj të veçantë të antioksidantëve, i cili është i njohur për forcimin e funksionit të mëlçisë.

Për të njejtin qëllim përdoret edhe çaji nga farat e lirit. Përgatitja bëhet duke derdhur 2 lugë fara liri në 250 ml ujë, i përzieni pak dhe e leni që të veprojë për një orë. Pini atë në mëngjes para se të hani ushqim.