Te drejtat dhe lirit e individit

Te drejtat dhe lirit e individit

  1. 1. Te Drejtat dhe Lirite e Individit
  2. 2. Mbasi njohja e dinjitetit te lindur te te drejtave te barabarta dhe te patjetersueshme te te gjithe anetareve te familjes njerzore eshte themeli I lirise,drejtesise dhe paqes ne bote. Mbasi mosrespektimi dhe perbuzja e te drejtave te njeriut ka cuar drejt akteve barbare,te cilet kane ofenduar ndergjegjjen e njerezimit ,dhe mbasi krijimi I botes ne te cilen njerzit do te gezojne lirine e fjales,te besimit dhe lirine nga frika e skamja eshte proklamuar si deshira me e larte e cdo njeriu. Mbasi eshte e nevojshme qe te drejtat e njeriut te mbrohen me dispozita juridike,keshtu qe njeriu te mos jete I shtrenguar qe ne piken e fundit ti pervishet kryengritjes tiranise dhe shtypjes. Mbasi eshte e nevojshme te te nxitet zhvillimi I marredhenieve miqesore midis kombeve. Mbasi popujt e Kombeve te Bashkuara vertetuan persei ne Karte besimin e tyre ne te drejat themelore te njeriut ,ne dinjitetin dhe vleren e personit te njeriut dhe barazine midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosen qe te nxitin perparimin shoqeror dhe te permirsoje nivelin e jetes ne liri te plote.
  3. 3. Mbasi shtet anetare u detyruan qe ,ne bashkepunim me Kombet e Bashkuara,te siguroje respektimin e pergjithshem dhe zbatimin e te drejtave themelore te lirive themelore. Mbasi Kuptimi I perbashket I ketyre te drejtave dhe lirive eshe me I rendesishem per realizim e plote te ketij detyrimi. ASAMBLEJA E PERGJITHSHME shpall kete DEKLARATE TE PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT si ideal te pergjithshem te cilin duhet ta arrijne te gjithe popujt dhe te gjitha kombet ne menyre qe cdo njeri dhe cdo organizem shoqeror ,duke pasur parasysh gjithmone kete Deklarate,te perpiqet qe ,me ane te mesimit dhe edukimit, te ndihmonte ne respektimin e ketyre te drejtave dhe lirive dhe qe ,me ane te masave progresive kombetare dhe nderkombetare ,te sigurohej njohja dhe zbatimi I tyre I pergjithshem dhe I verete, si midis popujve te vete shteteve anetare,ashtu edhe minis popujve te atyre territoreve qe jane ne administrimin e tyre.
  4. 4. Të drejtat e njeriut janë universale. Një ndër tiparet themelore të të drejtave të njeriut është karakteri i tyre universal. Kjo do të thotë se të drejtat e njeriut zbatohen kudo dhe për të gjithë njerëzit, pa dallim ngjyre, seksi, vendi , feje, pasurie ose ideje. Ato mbështeten në vlerat e dinjitetit, lirisë, barazisë e drejtësisë, që, duke qenë një ideal për njerëzimin, janë në të njëjtën kohë edhe parime që mund të drejtojnë jetën e secilit. Të drejtat e njeriut janë konkrete. Megjithëse janë universale, të drejtat e njeriut janë në të njëjtën kohë edhe konkrete, pasi ato i shërbejnë përcaktimit të veprimeve që bien ndesh me natyrën njerëzore, si: skllavëria, tortura, mohimi i lirisë, heqja e saj pa gjyq etj. Nga kjo pikëpamje, çdo individi i takon të ndërmarrë veprime për të dënuar, qoftë edhe moralisht, shkeljen e të drejtave të njeriut, sepse shkelja e të drejtave të një individi cenon shoqërinë njerëzore në të cilën ai bën pjesë. Kjo do të thotë se çdo qenie njerëzore është subjekt i ligjit, çdo qenie njerëzore merr pjesë pak a shumë në mënyrë të drejtpërdrejtë në hartimin e ligjeve, duke u bërë krijuese e tij dhe në të njëjtën kohë edhe bartëse e të drejtave, e të gjitha të drejtave të njeriut.
  5. 5. Të drejtat e njeriut janë të pandashme. Përveçse universale të drejtat e njeriut janë dhe të pandashme. Ato formojnë një të tërë të vetme. Asnjë e drejtë ose grup të drejtash nuk mund të vlerësohet më e rëndësishme se të tjerat, pa dëmtuar të tërën, vetë konceptin e të drejtave të njeriut. Karakteri i pandashëm i të drejtave të njeriut shprehet fare qartë në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila i jep të njëjtën rëndësi si të drejtave civile e politike, ashtu edhe të drejtave ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Të drejtat e njeriut plotësojnë njëra-tjetrën. Nga sa më sipër rrjedh se të drejtat e njeriut plotësojnë njëra-tjetrën. Kjo do të thotë se: Askush nuk mund të shpallë liritë e tij, në qoftë se nuk respekton, në të njëjtën kohë dhe njëlloj, liritë e të tjerëve. Askush nuk ka të drejtë të kërkojë të drejtat e tij, nëse, nga ana tjetër, u ndalon të tjerëve të plotësojnë dhe të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre. Askush nuk ka të drejtë të vendosë që disa të drejta janë më të rëndësishme se të tjerat. Të drejtat e njeriut formojnë një të tërë, ato krijojnë një tërësi vlerash dhe parimesh që duhet të respektohen nga çdo qenie njerëzore, në çdo vend e kulturë. Secili, në çdo rast, duhet të kërkojë kuptimin dhe zbatimin tërësor të të drejtave të njeriut si për vete, ashtu dhe për të tjerët.
  6. 6. Të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme. Kjo do të thotë se njeriu nuk mund të heqë dorë prej të drejtave të njeriut në cilëndo situatë qoftë. Ai nuk mund të heqë dorë nga liria e tij personale e të hyjë në gjendje skllavërie, edhe nëse e deklaron këtë me shkrim ose publikisht; një deklaratë e tillë nuk ka pasoja juridike, sido që të jenë kushtet në të cilat ajo lëshohet. Ndryshe ndodh kur një individ heq dorë nga e drejta e tij e pronësisë, e cila nuk konsiderohet e patjetërsueshme. Në këtë këndvështrim, edhe një kriminel përballë ligjit është një qenie njerëzore. Ai ka të drejtë për një proces të drejtë gjyqësor, si dhe të konsiderohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij nuk është provuar me anë të një procesi të drejtë gjyqësor.
  7. 7.  Neni 15 1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik. 2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.  Neni 16 1. Të drejtat e liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë për shtetasit shqiptarë vlejnë njëlloj edhe për të huajt e për personat pa shtetësi në territorin e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme me shtetësinë shqiptare ushtrimin e të drejtave e të lirive të caktuara. 2. Të drejtat dhe liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetutë vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa përputhen me qëllimet e përgjithshme të këtyre personave dhe me thelbin e këtyre të drejtave, lirive dhe detyrimeve.
  8. 8.  Neni 17 1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. 2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.  Neni 18 1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. 2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. 3. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.
  9. 9.  Neni 19 1. Kushdo që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare. Shtetësia shqiptare fitohet edhe për shkaqe të tjera të parashikuara me ligj. 2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë shtetësinë, përveçse kur ai heq dorë prej saj.  Neni 20 1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre. 2. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë t’i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe të identitetit të tyre.

Na Ndiqni në Rjetet sociale:

Instagram  https://www.instagram.com/shqipweb/

Twitter  https://twitter.com/ShqipWeb

Facebook  https://www.facebook.com/ShqipWebb/

ShqipWeb ju sjell lajme te reja në Web Faqen tone   ShqipWeb.com

 

Na kontaktoni në EMAIL

Email:  shqipweb.com@gmail.com