Reagon komuna e Çairit ndaj akuzave të Lëvizjes Besa

Ndaj akuzave të BESËS ka reaguar Komuna e Çairit, nga e cila i quajnë akuzat si shpifje dhe pjesë e fushatës zgjedhore.

Qytetarët janë dëshmitarë të transformimit të Komunës dhe projekteve të realizuara.

“Në kohën kur BESA bënte marrëveshje në prapaskenë, BDI punonte për të zgjedhur njerëzit e duhur dhe zgjidhjet afatgjate në të mirë të banorëve të Çairit”,- thuhet në reagim. “Ishte pikërisht kryetari aktual i Komunës së Çairit ai që inkuadroi Komunën e Çairit në mesin e tre komunave të para ku do të realizohet procesi i gazifikimit. I bëjmë thirrje BESËS që të hyjë në këtë garë jo me spekulime dhe profeci, por me projekte konkrete”,- thuhet në reagim.