Po afrohet meçi Joshua kundër Klitchkos – mos e humbisni (Foto/Video)

Duket se tashmë gjithçka është gati në Wembley për atë që është përkufizuar si “Dueli i Vitit” mes Anthony Joshua kundër legjendës Wladimir Klitschko.

I cilësuar si “Dueli i Vitit” mes Anthony Joshua e legjendës Wladimir Klitschko, vlen kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO, transmeton ShqipWeb.

Boksieri 41 vjeçar nga Ukraina ka deklaruar se nuk i trembet aspak kundërshtarit më të ri në moshë.

 

Klitschko vjen në këtë dyluftim pasi ka pësuar disfatën e tij të parë në 11 vitet e karrierës së tij si profesionist në nëntorin e 2015 përballë një tjetër boksieri anglez, Tyson Fury.

Joshua, kampion në fuqi i versionit IBF e mbrojti titullin prillin e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin dhe u shfaq disi nervoz në konferencën e shtypit në vigjilje të ndeshjes.

Joshua është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka fituar 18 ndeshje radhazi me K.O dhe pyetjes nëse e mendonte disfatën nuk ju përgjigj ndërkohë që Klitschko e cilësoi në këtë mënyrë këtë duel.

 

“Do të përballem me një djalosh që ka aq vjet sa unë kam kaluar në boks. Për mua kjo është një mundësi e mirë. Ndihem ende i ri, i uritur, dhe i përqendruar në objektivin tim për ti ngritur duart lart si fitimtar”, ka thënë Klitschko.

Rivali i tij Joshua i lindur në Londër ashtu si Klitschko është i gjatë 1.98 metra. Të dy kanë qenë kampionë olimpikë, anglezi që ka fituar në Londër 2012 e përkufizoi kështu përballjen.

“Ky është një hap drejt madhështisë dhe kam vetëm një gjë në mendje, të fitoj! Nuk është e komplikuar , kjo nuk është shkencë, është thjesht një duel. Unë nuk kam frikë, jam një luftëtar dhe eci me moton: fito, mbrohu, ec përpara!”, ka deklaruar Joshua. Kjo ndeshje do të luhet të shtunën duke filluar nga ora 19:30.