Përse deputetët e PDK-së, nuk e duan Isa Mustafën Kryeministër?

“Edhe punët e mëdha, por edhe problemet e mëdha që tani i ka Kosova, LDK-ja, ka mbetur e vetme, sepse një pjesë e strukturave të PDK-së, nuk janë të interesuara që, me Isa Mustafën kryeministër të bëhen këto punë, e dihet se nga partneri i koalicionit, që në këtë rast është PDK-ja, është bërë problem, së bashku me opozitën, nuk janë të interesuar që demarkimin e kufirit me Malin e Zi ta qojnë përpara”, ka theksuar  Ajet Avdyli.

Çështja e mos ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e zi, ka vënë në dukje edhe përplasjet e para ndërmjet dy partnerëve të koalicionit PDK-LDK. Ndonëse, në kohën kur drejtonte Qeverinë, me në krye Hashim Thaçin, PDK-ja nënshkroi marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, e njëjta sot po e cilëson si të gabuar pranimin e Demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave.

Kështu ka lënë të kuptohet Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Besim Beqaj, javën e kaluar gjatë një interviste televizive.  Beqaj ka thënë, se Demarkacioni ka qenë gabim i Qeverisë që ka pranuar Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave.

“Unë mendoj se ka qenë gabim i Qeverisë tonë për ta vënë si kusht”, ka thënë Beqaj. Është mundur dhe besoj se këtu ka qenë lëshim dhe ky lëshim është bërë mbi bazën e ndoshta idesë së mirë se është mirë m’i përcaktu kufijtë dhe është shumë e rëndësishme për ne që t’i përcaktojmë ata kufij”, ka thënë ai.  I kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, deputeti Beqaj nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetës, nëse po mundohet që çështjen e Demarkacionit t`ia faturojë LDK-së dhe Kryeministrit Mustafa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)