Parimet e Administratës në Repubilkën e Maqedonisë

                                         Punim Seminarik

 

Tema: Parimet e Administrates dhe Parimet e organit drejtues

 

  1. Parime e administrates

Hyrje

Administrata publike në marrëdhëniet me personat privatë, udhëhiqet nga parimi i barazisë, në kuptimin që, askush nuk duhet të privilegjohet apo diskriminohet për shkak të gjinisë, fesë, etnisë, gjuhës, bindjeve politike, fetare a filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësisë prindërore. Veprimet e administratës publike, të cilat, për arsye të mrojtjes së interesit publik ose të të drejtave të të tjerave, kufizojnë të drejtat themelore të individit të njohura nga Kushtetuta, marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet dhe aktet nënlidhore, duhet, gjithsesi, të respektojnë parimin e proporcionalitetit dhe të mos cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave./ShqipWeb/

Sikurse çdo shkencë edhe administrata ka parimet e veta të punës

Teoria e administratës, është pothuaj e një mendimi, lidhur me çështjen e parimeve të punës së organit rregulluse shoqëror.

Vlerësohet se, parimi themelore të administratës janë:

1) Parimi i ligjshmërisë,

2) Parimi i pavarësisë,

3) Parimi i efikasitet,

4) Parimi i transparencës, dhe

5) Parimi i bashkëpunimit dhe informimit reciprok.

 

Parimi i ligjshmërisë

Parimi i ligjshmërisë është parim politik-juridik i cili nënkupton ligjshmërinë e organeve shtetërore me rendin juridik. Vështruar nga aspekti juridiko-teknik, parimi i ligjshmërisë paraqet harmonizimin e normave më të ulëta me normat më të larta juridike. Parimi i ligjshmërisë nuk është ndonjë parim që ka të bëjë ekskluzivisht me punën dhe autorizimet e organit drejtues.

  1. a) Parimi i ligjshmërisë bie poshtë, në qoftë se ndodh ndonjëri prej pesë rasteve të veprimit dhe të marrjes së vendimeve:

1.në rast të (mungesës së) jo autorizimit

2.më rast të shkeljes së rregullave të veprimit

3.në rast të shkeljes së regullave material-juridike

4.në rast paligjshmërisë në përmbarimin e akteve juridike. Jo autorizimi është norma ius cogansa.

Parimi i pavarësisë së organit administrative

Përsa i takon këtij parimi, mund të themi se është i lidhur me përpikëri të parimit të ligjshmërisë. Kjo do të thotë se, drejtoria mund të bëjë vetëm ato veprime për çka është e autorizuar. Askush nuk mund të përzihet në fushëveprimtarinë e punës së saj, e cila është e përcaktuar me ligji ose me akte të tjera normative. Drejtoria është përgjegjëse për kryerjen e detyrave të përcaktuara.

Parimi i efikasitetit

Në kuadrin e parimeve të ligjshmërisë, efikasiteti ka kuptimin e përpjekjeve për punë sa më ekonomike dhe sa me racionale të administratës shtetërore. Vështruar në këtë kontekst, efikasiteti shtrohet përherë si kërkesë që organet drejtuese të kujdesen vazhdimisht për shqetësimin e shoqërisë për afrimin e saj. Ngritjes së shkallës së efikasitetit i kontribuon shfrytëzimi i paijisjeve elektronike dhe pajisjeve të tjera bashkëkohore.

Parimi i transparencës

Është një prej parimeve themelore të punës, veprimtarisë së organeve të rregullimit shoqëror. Organet drejtuese bëjnë përjashtrimin në zbatimin e këtij parimi, vetëm kur kanë të bëjnë me çështje që konsiderohen sekret shtetëror ose sekret shoqëror.

Parimi i bashkëpunimit dhe informimit reciprok

Është parim, i cili obligon dhe institucionet shtetërore që janë të ngarkuara me autorizime publike të bashkëpunojnë dhe të informohen reciprokisht për punën e tyre. Përshembull: palët që jetojnë në një vend jashtë vendit ku zhvillohen procedurat nuk do të thirren në atë vend por në vendbanimin e tyre për të marrë pjesë në ato procedura të kërkuara në bazë të kërkesave të organeve të tjera. Një veprim i tillë është më racional, më ekonomik dhe më efikas.

 

  1. Parimet e organizimit të organit drejtues

Me qellimin të realizimit efikas të punëve që janë autorizimi i organeve drejtuese në teorinë e së drejtës, shfrytëzohen shumë parime të ndryshme të themelimit të organeve drejtuese.Tri parime themelore konsiderohen:

Parimi real: Në kuadrin e organeve drejtuese të organizatës drejtuese, parimi real i themelimit të organit drejtues vjen në shprehje tek përcaktimi i fushëveprimit dhe autorizimeve reale për kryerjen e punëve të caktuara, të cilat, sipas tërësisë së tyre, janë të njëjta ose të ngjajshme.

Teritë bashkëkohore e drejtimit dallohen dy nëngrupe të parimit real: a) Parimi i resorit dhe b) Parimi i funksional.

Parimi resorial i themelimit të organit drejtues, ka pikënisjen në nacinalitetin e organit për kryrjen e punëve dhe detyrave, të cilat grupohen sipas ngjarjes së materialit dhe përmbatjes së tyre.

Parimi funksional i themelimit të organit drejtues, është parim që në proces vendos makro organizimin e në një nivel të pushtetit, ka pikënisjen, klasifikimin, gjegjësisht grupimin e punëve drejtuese, sipas kriterit të ngjashmërisë së punëve dhe veprimeve, pavarësisht prejt përmbajtjes së këtyre punëve.

Parmet territorial

Ky parim, nënkupton themelimin e një tërësie organizative sipas territorit, në të cilin ajo kryen një lloj të caktuar të punëve.Organet drejtuese të themeluara sipas parimit territorial, i kryenjë të gjitha llojet e punëve në një  territor të caktuar, prandaj parimi i territorial, vjen në shprehje gjatë përcaktimit të autorizimeve për kryerjen e detyrave të caktuara në njësi locale.


 

Parimi personal

Ky parim, vlen për lidhshmërinë e një tërësie organizative, sipas punëve që kryen.Për këtë arsye, parimi personal, më së shpeshti, kombinohet me parimin terriotial.Zbatimi i parimit personal është mjaft i shtrenjtë dhe i komplikuar, për shkak se ai kërkpm lidhshmërinë e kuadrove për disa lloje të punëve.(p.sh. në kuadrin e organizatës drejtuese e cila merret me sigurime sociale, sipas këtij parimi, bëhet ndarja e personelit Brenda njësive organizative, si, bie fjala, një pjesë punon në sigurimin e punëtor[ve të administrates, ndërsa pjesa tjetër punon në sigurimin e bujqve).

Parimi i barazisë dhe proporionalitetit

Administrata publike, në marrëdhëniet me personat private, udhëhiqet nga parimi i barazisë, në kuptimin që, askush nuk duhet të privilegjohet apo diskriminohet për shkak të gjinisë, races,fesë, etnisë, gjuhës bindjeve politike, fetare a filozofike, gjendjes ekonomike, arsiomre, sociale ose përkatësisë prindërore.Veprimet e administrates publike, të cilat, për arsye të mbrojtjes së interest public ose të të drejtave të të tjerëve, kufizojnë të drejtat themelore të individit të njohura nga Kushtetuta, marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet dhe aktet nënligjore, duhet, gjithsesi, të respektojnë parimin e proporcionalitetit dhe të mos cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave.

Parimi i drejtësisë dhe i paanësisë

Ky parim, ka një rendësi të dorës së pare për procesin e vendimmarrës administrative dhe ka të bëjë me garantimin e veprimtarisë së administrates publike, e cila në ushtrim të funksionave të saj, duhet të tratojë në mënyrë të ndershme dhe të paanshme të gjitha subjektet, me të cilat hyn në marrëdhënie.Ky parim, po ashtu, ka një rendësi të madhe për procesin vendimor administrative lidhur me garantimin e veprimatarisë së administrates nga konflikti i interesave të palëve që marrin pjesë në një veprimtari e procedure administrative.

Parimi i bashkëpunimit të administrates me personat private

  1. Ogranet e administrates publike e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në bashkëpunim të ngushtë me personat private duke:
  2. a) u siguruar personave private informacionin dhe sqarimet e nevojshme;
  3. b) mbështetur dhe stimuluar nismat e personave private, si dhe duke mirëpritur sugjerimet, informacionet dhe stimuluar iniciativat tyre.
  4. Administrata publike mban përgjegjësi për informacionin me shkrim që u jep personave private: dhe / ose shoqatave në marrjen e vendimave, kur interest e grupeve, të cilat ata përfaqëësojnë, preken nga këto vendime.

Parimi i përgjegjshmërisë

Në harmoni me këtë parim, organet dhe organizatat me autorizime publike, të cilat vendosin për punë administrative, janë përgjegjëse për dëmet e shkaktuara me veprimet e kundërligjshme ose me pengime joligjore ndaj veprimeve përkatës.

Sipas këtij parimi, organet ose autoritetet publike, janë të detyruara të dëmshpërblejnë individët, në rastet e dëmtimit të interesave të tyre nga veprimtaria ose aktet e administrates shtetërore dhe asaj publike.

Parimi i marrjes së vendimeve

Veprimtaria komplekse e administrates publike, në të gjitha fushat, nuk do kishte rezultat pa finalizimin e saj me shprehjen e vullnetit në formën e vendimave.

Ogranet administrative, sipas dispozitave të këtij parimi, marrin vendime për të gjitha çështjet Brenda juridiksionit të tyre, të ngritura nga personat private në lidhje me a) çështjet që u përkasin drejtpërsëdrejti personave private b) çdo peticion, kërkesë apo ankim për shkelje të Kushtetutës, të ligjit ose në mbrojtje të interesave publike

Organet administrative competent nuk është i detyruar të marrë në shqyrtim një çështje, në qoftë se gjatë dy viteve të shkuara, ai ka nxjerrë një vendim në lidhje me të njëjtën çështje, të ngritur nga i njëjti subject dhe mbi të njëjtat fakte. Në këtë rast, llogaritja e afatit2-vjecat,fillon nga data e depozitimit të kërkesës përkatëse.

Parimi i efiçiencës dhe i deburokratizimit

Administrata publike dhe procesi vendimmarrës, duhet të strukturohen në mënyrë të tillë që t’u sigurojë personave private qasje sa më të madhe në vendimmarrje. Administrata publike dhe punonjësit e saj, detyrohen që në çdo rast t’i shërbejnë publikut, në mënyrën më të efektshme të mundshme.

Parmimi i mbrojtjes së sekretit shtetëror dhe konfidencoalitet

Çdo person që kryen detyra në një organ administrative ose është pjesëmarrës apo i thirrur për të marrë pjesë në një procedure administrative, është idetyruar të mos perhaps të dhënat e dala gjatë procedures administrative, kur ato përbëjnë secret shtetëror ose kanë karakter personal.

Parimi i punës së hapur-publicitetit

Ky parim, në essence, nënkupton hapjen e administrates para shoqërisë, përkatësisht, informimin e qytetarëve mbi punën e saj.Realizimi praktik i këtij parimi ka mundësi kufizimi në rastet e ruajtjes së sekretit, përkatësisht,fshehtësisë së punës në administrate.

Parimi i ekonomizimi

Thelbin, esencën e këtij parimi e përbën e përcaktuar në legjislacionet e vendeve të ndryshme, që procedura administrative të zhvillohet: a)sa më shpejtë  b) me shpenzime sa më të vogla(të mos zvarritet procedura).Organi administrative që shqyrton ankimin vendos:

  1. a) lënien në fuqi të aktit administrative dh errëzimin e ankimit;
  2. b) shfuqizimin/revokimin e aktit administrativ dhe pranimin e ankimit;
  3. c) ndryshimin e aktit administrative, duke pranuar pjesërisht ankimin;

ç) detyrimin e organit administrative competent për të nxjerrë aktin administrative, kur është refuzuar nxerrja e tij.

Parimi i efikasitetit

Ekzistojnë shumë parakushte që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shkallën e efikasitetit të administrates.Ndër to është ligjshmëria në punën e saj.

Parakushte të tjera të rendësishme, nga të cilat varet efikasiteti në punën e administrates, janë: organizimi funksional i administrates; përcaktimi i kompetencave të administrates; modernizimi i punës në administrate; ngritja profesionale e kuadrove në administratëinformimi e komunikimi në administrate.Thënë ndryshe, me parimin e efikasitetit, nënkuptojmë detyrat e parashtruara për administratën shtetërore, detyra, të cilat parashtrohen me ligj dhe, rezultatet e arritura në praktikën e përgjithshme shoqërore. Punoi Faqja ShqipWeb 

Na kontaktoni në EMAIL

Email:  shqipweb.com@gmail.com

Na Ndiqni në Rjetet sociale:

Instagram  https://www.instagram.com/shqipweb/

Twitter  https://twitter.com/ShqipWeb

Facebook  https://www.facebook.com/ShqipWebb/

ShqipWeb ju sjell lajme te reja në Web Faqen tone   ShqipWeb.com