Opozita e “rënë” e Kosovës dhe Haradinajt që persekutohen pandërprerë, qe 18 vite në Kosovën e pasluftës

Është, me të vërtet për të ardhur keq – me atë se çfarë sot po ndodh në Kosovë. Është, e treta herë që shtyhet një vendim gjyqi ndaj – Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ish Kryeminsitrit të Kosovës.
Aqsa në Kosovë, fiton përshtypjen se atje janë “pajtuar” në parim me atë mendimin indiferent, kur nuk mundesh të bësh gjë : “ Le të bëhet çfar të dojë! veçse larg shtëpisë time”, por harrojnë se kur “zjarri i ra në shtëpi e tij “- atëhere ishte tepër vonë …..!

Sot në Kosovë, perkufizimi do te ishte:” Kemi një Opozitë të “rënë” dhe Haradinajt, që po persekutohen pandërprerë, qe 18 vite në Kosovën e pasluftës”.

Në Kosovë, ndërsa thuhet “lart e poshtë” sa në një televizion, gazetë, radio apo portalet e shumta, dhe mediat sociale se “fajet” dhe “përgjegjësia” më e madhe është mbi Qeverinë, Krye-ministrin dhe Presidentin e Republikës së Kosovës, harrohet fare se çfarë po bën Opozita!

Opozitë, e cila, jo vetëm që duket se është e përçarë – por ajo pothuajse duket se është aq inegzistente, qoftë se do do shofim “de facto dhe de jure”, në një vend që mund të thuhet se ka “rënë” Qeveria, në Kosovë, çdo njeri që ndjek sado pak zhvillimet politike atje, mund të thotë, pa frikë se “Në Kosovë, ka “rënë” Opozita!”.

Në as një vend të botës, nuk e gjen një opozitë të tillë si ajo që është sot në Kosovë. Dhe, një opozitë që asnjëherë prej se kur Kosova u çlirua, dhe fitoi pavarësinë, nuk ka qenë opozita më e dobët në vend.

Dhe, më e keqja, është se edhe kur opozita në Kosovë, pra Vet-Vendosja, liderit e saj, thanë se do të vazhdojnë edhe të vetmë rrugën për të kundërshtuar dy marrëveshjet e qeverisë, për bashkësinë e komunave serbe (Zajednicën, si e quajti ajo)  dhe atë të Demarkacionit me kufirin me Malin e Zi, më shumë hodhën “tymënaja” e bën “kallën” dhe e tymë, Kuvendin më shumë se sa bënë opozitë……!

Bile më shumë herë gjatë kësaj kohe, Opozita, me veprimet e tyre “radikale” ata e forcuan pushtetin e Qeverisë dhe Presidencën, me veprimet e tyre, saqë lufta opozitare si brenda në Kuvend, dhe jashtë saj në rrugë, të paktën në opinionin ndërkombëtar, u kthye në një bumerang kundër Opozitës.

Shkaqet, për të “rënë” Opozita, ishin të shumta prej nga mungesa e konsensusit për vazhdimësinë e protestave, pas një ftohjeje të marrëdhënieve të liderve të partive opozitar dhe deri tek “bombat me gaz lotsjellës” në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Njëri prej shkaqeve që opozita në Kosovë “ra”, ishte edhe ai që nisi me ndalimin më 5 Janar 2017, në Aeroportin e Baselit, në pjesën franceze, të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Prej javës së parë të janarit 2017, aktualisht partitë në opozitë, liderit e tyre, duan apo s’duan ata, e kanë humbur totalisht “busullën” në bashkërenditjen e tyre, dhe në aksionet demokratike kundër qeverisë.

Megjithëse, askush nuk e pranon, por po të shohim faktet mund të thuhet se në Kosovë, sot  bëhet fjalë për një krizë dhe përçarje të opozitës.

Aq sa çdo njeri shkon deri aty sa mundet me mendue se: “Opozitë në Kosovë, deri tani, ka vetëm me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ish Kryeminsitrin e Kosovës, dhe vëllain e tij, deputetin Daut Haradinaj”.

Megjithse, deklarata e Daut Haradinaj, për mendimin tim, në asnjë mënyrë nuk duhet të merret si opozitare, por duhet të merret vetëm si emocionale, për shkak të momenteve, që po kalon familja Haradinaj, sidomos pas 5 Janarit 2017, ndalimit Ramushit në Francë, dhe mbajtjen kaq gjatë, si dhe presionin “psikollogjik” në shtyrjen tre herë të vendimit, e jo t’i ipet konotacion tjetër.

Daut Haradinaj – dihet se është vëllai i Ramushit, dhe foli e flet në këtë moment në një status të ngushtë familjar dhe tepër sensitive, pra i një pjestari familjeje që dha tre dëshmor dhe që persekutohet pandërprerë, qe 18 vite në Kosovën e pasluftës, dhe jo si Opozitë në Kosovë.

Nga ky këndvështrim duhet të vlerësohen të gjitha deklaratat e Haradinajve, anëtarëve të kësaje familjeje të shenjtë për Kosovën, në këto momente tejet të vështira për familjen e tyre.

Ndërkohë, mendojë se si pozita dhe opozita në Kosovë, nuk duhet në asnjë mënyrë, që gjithçka ta lënë mbi Haradinjat, sepse, ka skenare të këqija në Ballkan, të cilat duket se nisin prej kësaj familje ( me arrestimine me urdhër të Beogardit të Ramush Haradinaj). Dhe do të përsëriten në formën më të keqe, nëse siç thotë ndonjë “skenarist” i këtyre padrejtësive për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Serbisë, për ekstradim të Ramushit, ndoshta më 27 Prill .

Kjo, padrejtësi dhe çmenduri, e 27 Prillit natyrisht që prodhon diçka, dhe do të kishte konsekuenca, që nuk mund t’i imagjinojnë më “skenaristët” e tillë, po qe se, këto ditë Uashingtoni, nuk do të “dërgonte posaçërisht”në Beogard dhe Prishtinë, Senatorin amerikan, njëherësh ish- kandidatin për presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, senatorin më me influencë në SHBA, për politikën e jashtme, dhe fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, dje.
BE-së, SHBA-ve, dhe Natos, në situatën aktuale për sigurinë rajonale në Ballkan, përfshirë çështjen Haradinaj,  nuk i intereson në asnjë mënyrë përkeqësimi i thellë i sigurisë kolektive e më gjerë, në kohën kur krizat globale të sigurisë janë shumëfishuar, sidomos tani që pas Sirisë, po afrohet Korjea e Veriut, e cila është shumë afër një krize tjetër ne botë, sipas lajmeve të fundit nga Washingtoni.

Por, nëse Serbia, do të bëhet gur shahu për interesat e saj strategjike në lojërat me Rusinë, ashtu si tradicionalisht ajo ka qenë gjatë gjithë historisë së saj me Moskën, është bota demokratike Perendimi, SHBA, ato nuk kanë për t’u bërë as edhe një herë ! palë me skenarin. Pasi situata në Ballkan nuk ka se si t’i shërbejë më as Rusisë e Serbisë, në planet e tyre për influencën në Ballkan dhe skenarin për Kosovën.