Mustafa e merr një kompliment të papritur nga zyrtarja e Listës Srpska

Ish-ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Mirjana Jevtiq, derisa ka folur për “copëtimin” e Listës “Srpska”, duke thënë se përgjegjësia për këtë i bie Marko Gjuriqit, nuk ka harruar ta përmendë edhe kryeministrin Isa Mustafa, për të cilin e dha një kompliment të papritur.

Zyrtarja e Listës “Srpska”, Mirjana Jevtiq, në një emision të RTK-së, “Lirshëm serbisht”, në cilësinë e zëvendësministres për Punë e Politikë Sociale, ka dhënë një kompliment për kryeministrin Isa Mustafa.

Kryeministrin Mustafa, Jevtiq e ka cilësuar si “shumë të kulturuar dhe zotëri korrekt”.

Për zgjedhjen e saj ministre, ka sqaruar se shumica e Listës Srpska ishin pajtuar me propozimin e Sllavko Simiqit që ajo të marrë këtë post, “ndërsa mua vetëm ma kanë komunikuar vendimin. Thanë se nuk ishin të kënaqur me ministrin paraardhës, Lubomir Mariqin”, ka thënë ajo.