Modelja në videoklipin “Despacito” është shumë e famshme (FOTO)

Hiti i titulluar “Despacito” dhe që këndohet nga Luis Fonse në bashkëpunim me Daddy Yankee është shumë e njohur edhe në vendin tonë, por në total ka mbledhur më shumë se 1 miliard shikime në YouTube nga e gjithë bota.

Kënga me ritmet latine dhe fjalët e ngrohta si “dua të të zhvesh me puthje” dëgjohet në çdo kafene dhe klub nate duke i bërë njerëzit të çmendur pas saj.Përveç ritmeve, kënga ka edhe një videoklip shumë interesant ku pikas vajza kryesore në të, brune, me forma perfekte dhe paksa zeshkane. Ndoshta nuk e njihni, por ajo ka qenë Miss Universe në vitin 2006 dhe emri i saj është Zuleyka Rivera.

Ylli nga Puerto Riko është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja që ka përfunduar në këtë videoklip. Por, Zuleyka ka luajtur mjaft role edhe nëpër seriale, disa prej të cilave nuk iu kanë munguar ekraneve shqiptare, si “Dame Chocolate” dhe “Alguien te Mira”.

Tani Rivera është 29 vjeçe dhe ka një djalë nga martesa me basketbollistin Jose Juan Barea. Në profilin e saj të Instagram ajo ka me mijëra ndjekës dhe përveç fotove të saj personale, ish-misi promovon dhe jep mesazhe për kauza të ndryshme sociale dhe ekonomike.

PICTURE BY: © PIP / MATRIXPHOTOS.COM
PLEASE CREDIT ALL USES
*WORLD RIGHTS EXCLUDING USA*
The amfAR Gala Honoring John Demsey, Whoopi Goldberg & Bill Roedy. Held at Cipriani 42nd Street, New York City, NY. USA. Picture shows: Miss Universe Zuleyka Rivera
31ST JANUARY 2007
JOB: 46198
TEL:+44 845 345 7072
REF: Carmen Valdes