“LSDM, duart larg vullnetit të shqiptarëve, Zaev të jetë neutral në rrethin e dytë”

Pas ndërhyrjes së thellë që e bëri VMRO-ja në kampin shqiptar në vitin 2006, kur PDSH-ja hyri në Qeveri pa e pasur verdiktin e qytetarëve shqiptarë, për herë të parë në zgjedhjet lokale ndodh që një parti maqedonase tenton në mënyrën më radikale që të ndikojë vullnetin politik të shqiptarëve se cilët janë kandidatët që do të duhej të menazhonin ato komuna.

Ky është vlerësimi i Afrim Gashit të Lëvizjes BESA, i cili vlerëson se ky është momentum i ri dhe mendoj se shqiptarët duhet që ta kishin të njëjtën ndjenjë se dikush u është futur thellë për t’ua ndryshuar vullnetin.

“Kjo ndërhyrje nuk është e dobishme as për shqiptarët e as për shtetin. Prandaj, duart larg prej vullnetit të shqiptarëve”, ka thënë Gashi.

Në anën tjetër, Elmi Aziri i Aleancës ka deklaruar se presin që kryeministri Zoran Zaev në raundin e dytë të jetë së paku neutral. /SHENJA/