Ky shtet i fuqishëm do t’i bashkohet Trump-it për ta bombarduar Sirinë, që t’ia ‘pres kokën përbindëshit Assad”

Britania e Madhe mund të bashkohet me presidentin amerikan Donald Trump në sulmet ajrore mbi Sirinë, sipas Sekretarit të Jashtëm Boris Johnson.

SHBA ka gjuajtur 59 raketa Tomahawk në Siri pasi diktatori brutal Bashar al-Assad ka përdorur gaz vdekjeprurës sarin për të sulmuar popullin e tij.

Aleatët e Sirisë, përfshirë Rusinë dhe Korenë e Veriut, kanë kërcënuar Donald Trump-in me hakmarrje nëse ai do të nis sulme të mëtejshme mbi Sirinë.

Por Britania e Madhe është e gatshme për të mbështetur miliarderin, nëse ai kërkon ndihmë, shkruan Dailystar, përcjell ShqipWeb.