Kuvendi i përgjakur i Maqedonisë

Mbrëmë si shumë herë deri mbrëmë pamë skena kontrasti në kryeqytetet tona. Në Prishtinë festë dhe gazmend për kthimin e z. Ramush Haradinaj nga Franca. Në Beograd vaj dhe kërcënime që nuk u realizua projekti serb për të nxjerr Ramush Haradinajn,  kriminel të luftës. Për këtë reagoj edhe Lavrov nga Moska. Në Shkup luftë për të mbrojtur demokracinë, gjuhën shqipe, kulturën dhe interesat shqiptare.

Nga Tirana si gjithmonë  Kryeministri shqiptar deklaron:” po e përcjellin më vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni”. Nga Prishtina thirret për maturi dhe uljen e  tensioneve. Përveç Presidentit dhe Ministrit të jashtëm ftesë për maturi thirri edhe Vetëvendosja  ani pse pamjet e mbrëmshme nuk  dallonin shumë nga ato kur vetëvendosja ishte në rrolin e VMRO-DPMNE para parlamentit të Kosovës. Parlamentin u përgjak dhe si dukët do të pengohet edhe më tutje zhvillimi i punimeve të tij. Kjo u pa mbrëmë nga deklarata  Presidenti Ivanov.

Deklarata e tij mbrëmë argumentonte këtë dilemë “Ka pas shkelje të procedurave” tha Ivanov. A mund të quhet Presidenti  Ivanov , figurë e unitetit,  kur kundërshton respektimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, nuk respekton Kushtetutën e Maqedonisë ?.Për kundër faktit që  këtë gjuhë e flasin shumica e  popullit në këtë shtet. Ai po shihte  deputetet e vet  Zijadin Selën dhe Zoran Zajevin e shumë të tjerë,  të përgjakur. Ai pa deputeten, si  tërhiqet zvarrë për flokësh nëpër hapësirat e Parlamentit të Maqedonisë nga huliganet.

Presidentit mbrëmë iu  përgjakën deputetet e zgjedhur më votën e popullit. Dalja e Ivanovit  më një deklaratë të shkurtër në një situatë kaq të rrezikshme dhe dramatike për Maqedoninë dhe terë Ballkanin. Ku nga huliganet e dresuar më maska dhe pa maska por të pajisur më urrejtje, shovinizëm  serb dhe maqedon po përgjaknin deputetet shumicë, shqiptarë dhe maqedon. Kjo  tregon çartë se Ivanov nuk është pjesë e zgjedhjes së problemit por pjesë e problemit. Mos ndërhyrja e policisë refuzimi i drejtorit të policisë për të mbrojt parlamentin dhe deputetet e tij  ishte një tregues tjetër për këtë skenar prapa të cilit qëndrojnë Ivanov dhe Gruevski.

Mbrëmë si nga pamja, qëndrimi para medieve,deklarata e tij e shkurtër dhe përmbajtja e kësaj deklarate u pa së Presidenti Ivanov më shumë përngjante në një kukull të kurdisur së  në  një President të shtetit. Atavizmi antishqiptar dhe antidemokratik serb dhe maqedon ishin mbrëmë në skenë. Vendi ku po luhej kjo dramë sa e dhembshme, tragjike aq e çuditshme për botën demokratike, më 27.04.2017, ishte tempulli i demokracisë pra parlamenti. Mbrëmë në këtë teatër ku po luhej tragjedia e Maqedonisë nuk u panë  Gruevski dhe Ali Ahmeti.

Më gjithë atë para së të filloj kjo lamë e dreqit,  Parlamenti i Maqedonisë  zgjodhi  Kryeparlamentarin. Z. Talat  Xhaferi. Kryetari i ri që u pranua më një herë nga SHBA, BE tregoj guximin prej intelektuali. Zgjedhjen e tij e përshëndetën Znj. Frederika Mogerini, BE, ambasada e SHBA në Maqedoni dhe e terë  bota demokratike. Për këtë ngjarje pat shumë reagime ndër të tjerët reagojë edhe Stoltenberg sekretari gjeneral i NATOS. Ai thirri autoritetet dhe subjektet politike në Maqedoni që dhunën ta zëvendësojnë më dialog.

Nëse në fund do të behët një analizë kush humbi dhe kush fitoj mbrëmë, rezultati del: Humben populli në Maqedoni. Pritet të fitojë projekti i  Putinit. Ditët e ardhshme pritet të kemi tenda. Pra pos Tirane edhe në Shkup.  Si duket nuk  ju pëlqen komoditeti në Parlament , apo nuk e durojnë autoritetin e ndërtesës parlamentare???!. Kjo është e pa studiuar ende. Ndoshta brenda në parlament nuk mundë të zbatohen porositë nga Moska. Tenda është më e përshtatshme nga së nuk ka rregullat të tendës. Kurse Parlamenti ka rregulla. Zbatimi i rregullave të demokracisë, rrezikon projektin e Putinit.  Apo Tenda është simbol i shtëpisë së përkohshme më të cilën  erdhën dikur nga Irani në Rusi dhe nga Rusia në Gadishullin Ilirik. U vendosën për fatkeqësi të krejt Gadishullit Ilirik, Evropës dhe Botës.