Kina e shqetësuar me Korenë e Veriut dhe kërcënimet me armë nukleare

Kina ka deklaruar që është mjaft e shqetësuar me zhvillimet e fundit në Korenë e Veriut në lidhje me armët nukleare, shkruan BBC.

Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, ka deklaruar që Pyongyang do të vazhdoj me testimin e raketave si dhe do të lansoj raketa parandaluese në qoftë se SHBA-të janë duke planifikuar ndonjë sulm.

Ndërsa Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, Lu Kang, ka thënë që Kina kundërshton deklaratat apo veprimet që mund të tensionojnë edhe më shumë situatën.

Tensionet në mes të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut veçse janë në rritje, veçanërisht pas deklaratave ditëve të fundit.

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence ka paralajmëruar Korenë e Veriut që të mos e testoj Washingtonin dhe se ka marrë fund koha kur SHBA-të kanë toleruar Pyongyang.