Jahjaga i gëzohet komisionit për viktimat e dhunës seksuale

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë një takimi me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka diskutuar rreth komisionit për viktimat e dhunës seksuale.

Ajo ka thënë se ky komision ju mundëson kompensimin financiar këtyre viktimave.

Postimi i plotë i Jahjagës në Facebook:

U takova me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për ta falënderuar për punën që ka bërë për krijimin e Komisionit për Verifikimin e të mbijetuarve seksual gjatë luftës në Kosovë.

Themelimi i Komisionit është lajm jashtëzakonisht i mirë për viktimat e dhunës seksuale, të cilat meritojnë përkrahje nga institucionet e vendit dhe e gjithë shoqëria.

Ky Komision hap rrugën për procesin e aplikimit dhe verifikimit të këtyre viktimave, duke iu mundësuar kompensimin financiar që u takon me ligj.