Ja cilat mosha janë më në rrezik nga tradhtia

Tendenca “e rebelimit” është gjithnjë e më shumë në rritje dhe nuk janë vetëm meshkujt që e bëjnë një gjë të tillë

Sipas një studimi, tundimi për të tradhtuar përfshihet në mendimet e shumë çifteve, para së gjithash mes 30 dhe 40 vjeç.

Arsyet janë të shumta, nga e ashtuquajtura “ora biologjike”, ndryshimi i ndjenjave, deri te përpjekja për t’iu shmangur përgjegjësive. Ja ato që duhet të dini për tradhtinë… të meshkujve, por edhe të femrave!

STUDIMI – Kjo është një temë shumë gjithëpërfshirëse për t’u thelluar, ku është kryer një kërkim i plotë mes mijërave burrave dhe grave. Në çfarë moshe tradhtohet më shumë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, kampioni i zgjedhur, i moshës mes 30 dhe 40 vjeç, ka zbuluar një çështje interesante, të lidhur me orën biologjike dhe me atë që besohet se ka lidhje me rininë.

UDHËTIM NË NDIENJA – Gjatë adoleshencës, dashuria duket se ndjek rrjedhën e takimeve (dhe të hormoneve), sidomos për takimet pasionale që ndjekin rrugët e dëshirës, por janë edhe një mënyrë për të rinovuar besnikërinë e tyre të jetës. Të ballafaquar me një zgjedhje që kërcënon të minojë një marrëdhënie, është e rëndësishme për të analizuar arsyet e vërteta që shtrihen nën sipërfaqen e gjërave.

NDIENJA E DETYRËS – Jeta bashkëshortore në disa momente mund të sjellë një marrëdhënie spontane. Nga disa studime, ka dalë se mes 30 dhe 40 vjeç, është më e lehtë për t’u ndier jo të lumtur: të ardhurat, faturat, fëmijët e vegjël dhe shqetësimet rreth së ardhmes, janë një burim i diskutimeve që krijojnë stres. Lumturia rritet me kalimin e kohës, kur pasi keni kaluar stuhitë e jetës, zbulohet në familje një burim gëzimi dhe më në fund mund të shijohet pak kohë e lirë.

SHIJA E TUNDIMIT – Sipas të dhënave, 48% e tradhtive ndodh mes moshës 40 dhe 50 vjeç: një hark kohor që zakonisht shënon një reflektim ekzistencial të rëndësishëm.

Hyrja në këtë moshë, shënon kalimin përfundimtar nga rinia në pjekuri dhe shpesh është pikërisht kjo që i lodh njerëzit për ta pranuar. Tradhtia shndërrohet në një mënyrë për të konfirmuar pikërisht rebelimin dhe thjesht për të mos bërë një jetë rutinë: një arratisje nga jeta e përditshme dhe nga siguria që ke ndërtuar, e cila papritur duket si një kafaz.

PO GRATË – Të dhënat tregojnë që 78% e grave mes 40 dhe 45 vjeçe, e tradhtojnë zakonisht partnerin. Për gratë, mungesa e besnikërisë rritet me numrin e viteve: nëse nga 30 në 34 vjeç është 38% e atyre që e bëjnë, përqindja arrin në 59% mes 35 dhe 39 vjeçe. Po pas 40-ave? Numri i tradhtareve zbret në 40%. /ShqipWeb