Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme dhe Gjykata Administrative

UNIVIRSITETI I TETOVËS

Fakulteti Juridik-Master

Programi studimor: Administrativ-Kushtetues

PUNIM SEMINARIK

Tema: Gjykatat

 

HYRJE

Në evolucionin e parimit te ndarjes se pushteteve, pushteti gjyqësor ka njohur një shnderrim e rritje të vazhdueshme të rolit te tij.I sanksionuar fillimisht në Kushtetuten e SHBA-se (1787) e pastaj në deklaraten franceze te vitit 1789 ky parim është i pranishem sot në të gjitha kushtetutat demokratike.

Pushteti gjyqësor është njeri prej funksioneve të shtetit që garanton mbikeqyrjen dhe mbrojtjen e normave kryesore të vendosura nga pushteti ligjvënës. Veprimtaria gjyqësore ka si synim të zgjidhe konfliktet qe lindin ndërmjet shtetasve ose ndërmjet tyre dhe organeve shtetërore per problemet juridiko-civile si dhe të ndëshkoje shkelësit e normave të parashikuara në ligj për veprat penale. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga gjykatat të themeluara më ligj, themelimi i gjykatave, organizimi dhe kompetencat e tyre, kualifikimet të drejtat dhe detyrat e gjyqtarëve etj, dallohen nga shteti në shtet.

Në shtete të ndryshme çështja e funksionimit të pushtetit gjyqësor është e regulluar në forma të ndryshme, si nga mënyra e zgjedhjes poashtu edhe nga mënyra e funksioimit të tyre. Në Slloveni gjyqtarët i zgjedh Kuvendi nacional sipas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Republikës dhe parimet e punës së tyre janë të rregulluara me ligj dhe funksioni gjyqësor është inkompatibul me kryerjen e funksionit tjetër në shtet. Në Angli gjyqtarët kanë rol shumë të rendësishëm, në realiziin e të drejtave të qytetarëve. Gjykatat angleze insistuan në ndryshime procedural në kontekst të ngjashëm duke adoptuar parimet e të drejtës natyrore në perceptimet e reja të kërkesave të sundimit të së drejtës.

Veprimtaria e gjykatave është e pavarur, e hapur, në pajtim me kushtetutën. Parimi i publicitetit (parimi me dyer të hapura) në të drejtën e procedures penale konsiston në të drejtën dhe mundësinë e gjykatës gjatë ndriçimit dhe zgjidhjes së çështjes penale konkrete.

Në Republikën e Maqedonisë rendësia e funksionimit të tyre shfaqet që nga viti 1944, që nga mbledhja e pare e KAÇKM-së të dates 02 gusht 1944, me rastin e miratimit të Deklaratës për të Drejtat e Qytetarit dhe më vonë Kartës për themelimin e gjykatave të rregullta popullore në Maqedoninë Federale, ku potencohet nevoja e gjyqësisë si mbrojtëse e padrejtësive dhe se puna e gjyqtarëve duhet të jetë e pavarur.

 

 

Parimet e Pushtetit Gjyqësor

Më Kushtetutë përcaktohen parimet bazë të funksionimit të gjyqësorit në tërësi, të cilat sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit

  1. a) Pavarësia e gjykatave, nënkupton pavarësinë e gjyqësisë nga legjislativi dhe ekzekutivi, ky parim konsistion në mosvarësinë e gjykatave nga parlamenti dhe qeveria,dhe në moushtrimin e kontrollit politik ndaj punës së tyre.
  2. b) Depolitizimi i gjykatave, ky parim nënkupton se funksioni i gjyqtarit është i papajtueshëm me asnjë funksion tjetër publik, profesion ose me anëtarësim në ndonjë parti politike.
  3. c) Zgjedhja e gjyqtarëve me afate të gjata, nënkupton se gjyqtaret zgjidhen për periudha më të gjata kohore, duke u zgjedhur për periudha më të gjata kohore, gjyqtarët marrin garanci se do të jenë të pavarur nga ndryshimet politike, të cilat pasojnë pas çdo cikli të zgjedhjeve parlamentare.
  4. d) Financimi i pavarur, paraqet një garanci të funksionit të gjyqësisë së pavarur. Kjo nënkupton se, gjykatat duhen të financohen nga një buxhet i pavarur i tyre, i cili nuk do të jetë nën kontroll të përhershëm të qeverisë, por do të administrohet dhe menaxhohet nga vetë gjykata.
  5. e) Publiciteti. Shqyrtimi pranë gjykatave dhe shqiptimi i aktgjykimit është publik. Publiciteti i gjykimit do të thotë, për veç palëve, në gjykim mund të marrin pjesë edhe persona të tretë të cilët nuk kanë interes konkret në procesin gjyqësor.

STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE KOMPETENCAT E GJYKATAVE

Më Ligjin për Gjykatat është percaktuar së Sistemi i i Gjykatave i Republikës së Maqedonisë përbëhet nga:

– Gjykatat Themelore,

– Gjykata e Apelit dhe

– Gjykata Supreme.

Degët themelohen brenda territorit të një Gjykate Themelore.

 

Gjykata themelore

Gjykatat themelore janë gjykata të shkallës së pare në territorin e Republikës së Maqedonisë. Në qoftë se në territorin e një komune nuk ekziston ndonjë degë, atëherë lëndët nga kjo komunë do të bien nën juridiksionin e selisë kryesore të Gjykatës.

Gjykatat themelore themelohen me qëllimin të vendosjes në shkallë të pare për veprat penale dhe kunërvajtjet. Ata vendosin për veprat penale, kontestet civile, ekonomike si dhe raste të tjera. Ghykatat themelore gjykojnë si gjykata të instances së pare dhe gjithashtu mund të themelohen edhe si gjykata me kompetence themelore dhe kompetence të zgjeruar. Në kuadër të gjykatave themelore me competence të zgjeruar themelohen seksione gjyqësore të specializuara. Poashtu këto gjykata vendosin në shkallë të pare edhe për çështjet jashtëkontestimore, kundërvajtje, nëse ligji nuk parasheh të vendos organ tjetër në raste të caktuara, sigurimin dhe vërtetimin e tapive, ekzekutimin e tyre.

Këto gjykata krijohen për territore të caktuara, gjegjësisht në Maqedoni ekzistojnë 27 gjykata themelore. Gjykatat themelore gjykojnë në bazë të kompetencës lëndore dhe tokësore. Gjykatat themelore kanë kompetence lëndore themelore të vendosin për këto çështje: për vepra penale për të cilat me ligj është paraparë dënimi me burgim deri në pesë vjet, nëse për disa vepra penale nuk është paraparë kompetence e gjykatës tjetër; të zbatojnë hetim, përkatësisht veprime hetimore për veprat penale nga kompetence e tyre; për ankesa dhe kundërshtime për të cilat janë kompetente këto gjykata, për veprat penale për të cilat me ligj të vacantë është përcaktuar kompetence e gjykatës me kompetence themelore.

 

 

Gjykatat e Apelit

Në kuadër të sistemit gjyqësor në Maqedoni funksiononjë edhe gjykatat e apelit. Selitë e gjykatave të janë në Manastir, Gostivarë, Shkup dhe Shtip. Këto gjykata vendosin sipas mjeteve juridike të cilat ushtrohen kundër vendimeve të gjykatave themelore. Poashtu këta gjykata vendosin edhe për konfliktin e kompetencave i cili mund të paraqitet mes të gjykatave të shkallës së pare nga territory i gjykatës së apelit. Në gjykatën themelore gjyqtar mund të zgjidhet personi i cili ka mbaruar aftësimin në Akademinë për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Krahas ligjit për gjykatat, parimeve kushtetuese, veprimtaria e tyre lidhur me organizimin e brendshëm, mënyrën e udhëheqjes së librave, formularëve, veprimit sipas akteve, parashtresave dhe çështjeve të tjerra lidhur me punën e tyre rregullohet edhe me Rregulloren e gjykatës, e cila shpallet në Gazeën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Për gjyqtar të Gjykatës së Apelit mund të zgjidhet personi i cili ka përvojë pune prej së paku pesë vjet stash gjyqtari me rezultate të dëshmuara në punë ose tetë vjet përvojë pune në punë juridike pas dhënies së provimit të judicatures.

 

 

Gjykata Administrative

Kjo gjykatë e ushtron pushteton e saj në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, mirëpo selia e saj gjendet në Shkup. Numëron 19 anëtarë, i cili numër mund të rritet me vendimin të Këshillit Gjyqësor i cili njëherit zgjedh gjyqtarët edhe kryetarin e saj. Gjyqtar në këtë gjykatë mund të zgjidhet personi që ka përvojë pune të dëshmuar në gjykatë prej së paku pesë vite ose tetë vite stash nga dhënia e provimit të judicatures poashtu edhe profesori universitar me thirje shkencore doctor i shkencave juridike. Gjykata Administrative është gjykatë e specializuar, kompetente për të vendos në konteste administrative për ligjshmërinë e akteve individuale të administrates shtetërore dhe organeve të tjera dhe trupave të cilat kanë autorizime publike dhe konteste të tjera në lidhje me zbatimin e të drejtës nga ana e administrates shtetërore dhe administrates publike. Ajo është themeluar me Ligjin për Gjykatat, Gazeta Zyrtare e RM nr.58/06, nga data 05.12.2007 kjo gjykatë fillon me punë.

Kryerja e detyrave në gjykatën administrative relizohet perms seksioneve përkatëse të kësaj gjykate: seksione për serën pronësore-juridike, katastër dhe shkollim, seksioni për urbanizëm dh endërtimtari, ekonomizimin e ujrave, bujqësi, ekonomi, komunikacion dhe lidhje, lojra të fatit radiodifuzion, seksioni për denacionalizim, ekspropriim, deeksproprim dhe transforimim, seksioni për furnizime publike, të drejta në bazë të papunësisë, të dhënat publike, tatime, të hyrat, marrëdhëniet e punës akcizat, shkarkimi nga detyra, avokatët, ekonomia, konkurrencën, regjistrin qendror, qasjen deri të informatat e karakterit publik, seksioni për dogana, taksa, kompensim, çshtje statusore, dokumentet e udhëtimit, automjete, armë, të drejtat nga pronësia intelektuale dhe të drejtat autoriale, punë bankare, koncesione, mbrojtje, subjekte tregtare, energjetika, mbrojtja e monumentave, seksioni për pensione dhe të drejta të tjera nga sigurimi pensional dhe invalidor, të drejtat në bazë të mbrojtjes sociale, të drejta nga baza e sigurimit shëndetësor, të drejta nga mbikqyrja dhe kontrolli shëndetësor dhe sanitar, masa mbikqyrëse të inspektoratit të punës, seksioni për resurse njerëzore, seksione për informatik, seksioni për çështje financiare dhe material njerëzore, seksioni për procedim të parashtresave dhe propozimeve si dhe në kuadër të Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë funksionon edhe njësia për praktikë gjyqësore.

Si konteste administrative gjyqësore konsiderohen kërkesat kundër punës së një organi administrative. Ligji për Kontestet administrative, Neni 8, përcakton si vijon:

1.Kontesti administrativ mund të zhvillohet kundër aktit administrative të miratuar në shkollë të dytë (akt administrative përfundimtar)

2.Kontesti administrativ mund të inicohet edhe kundër aktit administrative të shkallës së pare, kur nuk është përcaktuar mbrojtje juridik në procedure administrative në shkallë të dytë.

3.Kontesti administrative mund të inicohet edhe kur organi competent sipas kërkesës, gjegjësisht sipas ankesës së pales nuk ka sjell akt administrative përkatës, sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj.

 

 

Gjykata Supreme

Veprimtaria e Gjykatës Supreme si gjykatë më e lartë në kierarkinë e pushtetit gjyqësor, rregullohet me ligj dhe me Rregulloren për punë të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë. Për gjyqtar të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, mund të zgjidhet personi i cili ka përvojë pune prej së paku tetë vjet stazh gjyqtari me rezultate të dëshmuara në punë ose 12 vjet përvojë pune me rezultate dëshmuese në çështje juridike pas dhënies së provimit të judicatures.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë është gjykatë më e lartë në shtet dhe ajo kujdeset për zbatimin e drejtë të ligjeve nga ana e gjykatave. Ajo ka për qëllim mbrojten e lirive dhe të drejtave themelore të qytatarëve të përcaktuara me Kushtetutën e vendit dhe të drejtën ndërkombëtare, respektimin e parimit të ndarjes së pushtetit shtetëror dhe funksionimin e shtetit ligjor.Kjo gjykat është kompetente të vendos në shkallë të dytë kundër vendimeve të këshillave të saj, të vendos në shkallëë të tree pas ankesave kundër vendimeve të gjykatave të apelit dhe gjykatës administrative, vendos për konfliktin e kompetencave mes gjykatave themelore gjykatave të apelit,konfliktit për kompetence mes gjykatës administrative dhe gjykatës tjetër, vendos sipas kërkesës së pales.

 

Na Ndiqni në Rjetet sociale:

Instagram  https://www.instagram.com/shqipweb/

Twitter  https://twitter.com/ShqipWeb

Facebook  https://www.facebook.com/ShqipWebb/

ShqipWeb ju sjell lajme te reja në Web Faqen tone   ShqipWeb.com

Për më shumë na kontaktoni në Email: shqipweb.com@gmail.com