Gjaku i zvarranikut Komodo mund të përdoret si antibiotik

Gjaku i dragoit Komodo (hardhucë e madhe e cila jeton në ishujt indonezian) përmban një përbërës të rëndësishëm për të cilin shkencëtarët mendojnë që mund të ofroj tretmane të reja për infeksionin e plagëve, shkruan BBC.

Pështyma e këtij zvarraniku strehon disa tipe të baktereve të cilat nuk ndikojnë fare tek ai.

Shkencëtarët tek Universiteti George Mason në Amerikë, kanë krijuar një përmbajtje sintetike duke u bazuar në molekulat e dragoit Komodo, të cilat kishin aktivitet antibakterial.

Gjetjet kanë treguar që kjo përbërje ndikon në shërimin e plagëve të infektuara tek minjtë.

Ky studim, i publikuar në npj Biofilms and Microbiomes, sugjeron që kjo proteinë potencialisht mund të zhvillohet në antibiotik në të ardhmen.

Shkencëtarët besojnë që ky është një hap përpara një gjenerate të re antibiotikësh.