Gigi Hadid çmend të gjithë në Barcelonë me paraqitjen plot stil (Foto)

Ajo është në kulmin e karrierës së saj, ka shkëlqyer në Javët e Modës dhe është bërë imazhi i koleksionit të fundit të Tommy Hilfiger.

22-vjeçarja jo vetëm që ka rrëmbyer vëmendjen në Barcelonë për të promovuar këtë bashkëpunim me Tommy Hilfiger, por është përpirë nga fansat të cilët thuajse e kanë bllokuar parakalimin e saj në tapetin e kuq.

Të gjithë donin ta preknin, përqafonin dhe të bënin selfie me të. Ndryshe nga herët e kaluara Gigi është treguar shumë e dashur me fansat e saj, e megjithatë duhej ndërhyrja e rojeve personale që të shkëpusnin modelen nga ajo rrëmujë.

Ishin pikërisht motrat Hadid ato që rrëmbyen gjithë vëmendjen e medieve dhe të pranishmëve me bukurinë dhe linjat trupore në sfilatën e fundnit.

Gigi Hadid dhe Bella Hadid edhe pse motra mund të konsiderohen rivale më serioze të njëra-tjetrës.Ato janë modelet më të shtrenjta në botë dhe vazhdojnë të jenë single e pa të dashur.