‘Furtuna’ në Policinë e Shtetit, kush janë dy drejtorët e vetëm që nuk u lëvizën nga detyra

Më urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako janë ndryshuar në masë drejtuesit në e drejtorive vendore.

Kështu, rokadë ka pasur si në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu edhe në ato vendore, ku janë zëvendësuar edhe 10 drejtuesit e bluve në qarqet e Shqiëprisë.

Të vetmit që i kanë mbijetuar kësaj furtune, kanë qenë drejtori i Policisë së Kukësit dhe ai Dibrës.

Mësohet se Perlat Vatoci, Drejtori i Policisë së Kukësit dhe Etmond Tarkaj, Drejtori i Policisë Dibrës do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.