Ende me letra është e martuar me Pittin, por Jolie ka filluar përgatitjet rreth dasmës së re

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ende nuk janë shkurorëzuar zyrtarisht.

Por, siç raportojnë mediat amerikane, aktorja po planifikon sërish të kurorëzohet.

Në fakt, kohët e fundit tabloidi amerikan “In Touch” botoi ekskluzivisht se informacioni se Angelina është në lidhje me një “filantrop anonim nga Londra, por për momentin nuk po e bën lidhjen zyrtare pasi që ka frikë se si do të reagonin fëmijët e saj”.

Megjithatë, tani mediumi shkoi një hap më tej duke thënë se Angelina është në përgatitje e sipër të dasmës së re, transmeton Telegrafi.

“Angelina është duke pritur që të përfundoi procesi gjyqësor i shkurorëzimit dhe më pas të fus të dashurin e ri në jetën e fëmijëve të saj”, tha ndër të tjerash një burim për revistën “InTouch”.

Ndryshe, aktorja kohët e fundit bleu një shtëpi të re në Los Angeles, ku planifikon të jetojë me fëmijët dhe të dashurin e ri. /Telegrafi/