E drejta civile

E drejta civile

  1. 1. E Drejta Civile Pyetje nga E Drejta Civile1.ANALOGJIA? 1.-Analogjia paraqet menyren kryesore te interpretimit me anen e te ciles plotesohen zbrastesirat juridike.Ne qofte se ne te drejten civile nuk ka dispozite ose rregull ekskluzive,kontesti zgjidhet perms analogjise,Pra Analogjia eshte zbatim I ligjit ne ato raste qe ligji nuk I parasheh ,por te cilat jane te ngjajshme me rastet qe ligji I parasheh.Nese rasti eshte parapare ne ndonje dispozite tjeter ,ateher kemi analogjine ligjore .Ne qofte se rasti nuk eshte parapare ne ndonje dispozite por duhet te nxirret nga parimet me te pergjithshme te sistemit civil-juridik,atehere kemi analogjine juridike. 3.NOVACIONI I PUNEVE JURIDIKE? 3.Eshte nderprerje e kontrates se meparshme ne ate menyre qe ne vend te saj hyn ne fuqi kontrata e re midis paleve te njejta .kjo dmth qe palet deshirojne qe kontraten e vjeter Ita zevendesojne me te rene(animus novandi). 5.KOMPEZACIONI? 5.-Nese kreditorit debitori I ka borxh .mund te behet kompenzacioni I borxhit per borgj.Per tu bere kompenzacioni nevojiten disa kushte siq jane:qe obligimet te jene reciproke ,qe obligimet e obligimeve te jene njellojshme,qe kerkesat reciproke te kene arritur per pagese,qe te ekzisoj mundesia e padisePERKUFIZO TË DREJTËN CIVILE: e drejta civile është degë pozitive e cila përfshin tërësinë e normave juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore dhe karakteri pasuror. E DREJTA OBJEKTIVE dhe prej çka përbëhet ajo: paraqet një tub të normave juridike që rregullojnë marrëdhëniet e caktuara shoqërore, përbëhen nga
  2. 2. degët dhe institutet.E DREJTA SUBJEKTIVE dhe prej çfarë elementeshpërbëhet: të drejtat që nxirren nga e drejta obligativeparaqet të drejtën subjektive; përbëhet nga kërkesadhe autorizimi.INSTITUCIONET THEMELORE TË SË DREJTËS CIVILEjanë: pronësia civile dhe kontrata.SISTEMI I SË DREJTËS CIVILE ekzistojnë dy forma:sistemi institucional dhe pandekt.SIPAS SISTEMIT INSTITUCIONAL e drejta civile ndahetnë: 1. Persona, 2. Sende, 3. Padi. Rrjedh nga juristiromak Gaji.SIPAS SISTEMIT PANDEKT e drejta civile ndahet në: 1.Pjesa reale, 2. Pjesa e obligacioneve, 3. Pjesafamiljare, 4. Pjesa e trashëgimit. Është përvetësuar nëGjermani, lidhet me pandestin e Justinit.KODET BORGJEZE TË DREJTËN CIVILE e ndajnë në dydegë të mëdha: në të drejtën personale (e drejtafamiljare dhe statusi) dhe pronësore (raporti imallrave).OBJEKTI I SË DREJTËS CIVILE: janë raportet emallrave, e në rend të parë shkëmbimi i mallrave dhesherbimeve.QARKULLIMI JURIDIK: është bartja e të drejtës prejnjë subjekti në tjetrin. Ekziston vetëm në të dretjëncivile. Është supërstrukturë e qarkullimit të mallrave.Qarkullimi juridik nuk është dukuri identike me
  3. 3. qarkullimin ekonomik, psh., nëse dikush tenton të shesdiçka të vjedhur, atëherë këtu nuk ka qarkullim juridik,por vetëm ekonomik. Të drejtat subjektive që bartenme qarkullim juridik janë të dretja absolute: pronësia,servituti, pengu, etj.BAZA JURIDIKE: është kur bëhet bartja e të dretjëssubjektive.BARTJA E TË DREJTËS ABSOLUTE: mund të jetë edyllojshme: translative (bartet në tërësi) dhekonstituive (bartet vetëm një pjesë e së dretjës).QARKULLIMI I TË DREJTAVE CIVILE: kjo dmth., se tëdrejtat civile janë në qarkullim, se subjektet, bartësitëe të drejtave mund t’i transmetojnë me marrëveshjevullnetare njëri me tjetrin.BURIMET FORMALE TË SË DREJTËS CIVILE: ligji,zakoni, praktika gjyqësore, shkenca juridike.BURIMET MATERIALE TË SË DREJTËS CIVILE: ështëfuqi shoqërore që e përcakton norma, gjegjësishtvullneti i klases sunduese në çdo shtet.UZANSAT: janë zakonet tregtare të tubuara dhe tësistematizuara në përmbledhje.ANALOGJIA: paraqet mënyrën kryesore tëinterpretimit, me anën e të cilës plotësohen zbraztiratjuridike. Kemi analogji ligjore (është paraparë medispozitë) dhe juridike (nuk është paraparë medispozitë ligjore).SANKSIONI CIVIL: ka karakter pasuror.
  4. 4. PERSONA JURIDIK: quhen personat që ju është njohurcilësia e subjektit juridik.AFTËSIA JURIDIKE DHE AJO PËR TË VEPRUAR: aftësiajuridike është aftësia e personit fizik që të jetë bartës itë drejtës dhe detyrimeve, ndërsa aftësia për tëvepruar është aftëzsi që merr deklarimin e vullnetit tëfitoj të drejtën e detyrimit..VENDBANIMI DHE VENDQENDRIMI: vendbanimi ështëvendi në të cilin qytetari është vendosur me qëllim qëtë jetoj përherë, kurse vendqendrimi është vend në tëcilin qytetari banon përkohësisht.MASA E PASURISË: masa e pasurisë përbën tërëpasurinë e një personi fizik dhe juridik, ku në tëpërfshihen aktiva dhe pasiva.DORËZIMI I SENDIT SI KUSHT PËR vlefshmërin ekontratës: të kontrata reale.PËR KAH PËRMBAJTJA NORMAT E DREJTËSISË ndahen:1. Obliguese, 2. Ndaluese, 3. Autorizuese.NORMAT IMPERATIVE e ATO DISPOZITIVE: normatimperative caktojnë të drejtën dhe detyrat e paleveashtu që palët mos të mund ti ndryshojnë me vullnetine vet; normat dispozitive mund të jenë të dy llojshme:norma të vërteta dispozitive dhe norma plotësuesedispozitive. Norma të vërteta dispozitive janë ato qëpersonat endryshëm i krijojnë me deklarimin evullnetit të vet në formë të punëve juridike, sidomos tëkontratës.NORMAT PLOTËSUESE DISPOZITIVE dhe trego njëshembull për to: janë ato dispozita ligjore ose burimetjera të drejtësisë, që në të vërtetë vetëmzëvendësojnë vullnetin e njeriut. Këto dispozitazbatohen vetëm atëherë kur palët në punën juridike
  5. 5. nuk i kanë caktuar ndryshe. Psh., trashëgimlënësimund të disponojë me testament pasurinë e vet nëmënyrë dhe brenda kufijve që janë të përcaktuar meligj.EVIKSONI OSE MBROJTJA NGA TË METAT JURIDIKE:ekziston në kontratat ngarkuese dy palshe dhekomutative, bërja e të cilave qëndron në dhënie,bartësi garanton realizuesin se e drejta është barturme kontratë.E DREJTA PERSONALE dhe të DREJTAT EPERSONALITETIT: të drejtat personale janë të drejtareale dhe pasurore, kurse të drejtat e personalitetitjanë e drejta e integritetit fizik, qarkullimi i lirë, liria evetëdijës, e drejta e autorit, etj.MJETET JURIDIKE PËR FORCIMIN E KONTRATËS: 1.AVANSI (është vlerë pasurore-para të cilën njëra palëia jep tjetrës me rastin e lidhjes së kontratës, ështëshenjë së është lidhur kontrata, dallohet ngaparadhënia sepse ajo është vetëm realizim ipjesërishëm i obligimit dhe nuk ka veprim tjetër), 2.DËNIMI KONTRAKTUES (është vlera pasurore qëdebitori ia premton kreditorit për rastin emosrealizimit të kontratës ose realizimit të parregullt),3. KLAUZOLA KASATORE ( ekziston atëherë kur palëtkontraktojnë së debitori do të humb të drejtat dhefuqitë juridike tashmë të fituara nga kontratakryesore, nëse nuk realizon obligimin e vet, e kreditorinë atë rast mund të heq dorë nga kontrata. Nuk lejohetkur është në formën e fajdexhillekut).LLOJET E SIGURIMIT TË KONTRATËS janë: sigurimireal (pengu dhe kaucioni) dhe sigurimi personal(garancioni).KAUCIONI, dhe në ÇKA DALLON NGA PENGU: ështësigurimi i kontratës që debitori i jep kreditorit; dallimiështë së në peng jepen vetëm sendet individualisht të
  6. 6. caktuar. ARRITJA E KËRKESAVE: dmth., së debitori ka plotësuar obligimet e veta. ÇMIMI I CAKTUESHËM (të kontrata e shitblerjes): dmth., çmimi i tregut. OBJEKTI I KONTRATËS MBI HUAN MUND TË JETË: sendi i pa zëvendësueshëm dhe i konsumueshëm. PUNËT E NULSHME DHE ATO TË RRËZUESHME: punët e nulshme janë ato të cilat nuk krijojnë kurrfarë efekti juridik dhe konsiderohen së nuk janë lidhur fare, ndersa të rrëzueshme janë ato të cilat janë të lidhura me dhunë, kanosje rrezik, etj. KONVALIDACIONI dhe trego një shembull: dmth., që ajo që është e pavlefshme mbi kalimin e kohës bëhet e vlefshme. Psh., ligji mbi qarkullimin e tokës dhe ndërtesave parasheh së puna juridike mbi bartien vlenë në formë të shkruar, por në qoftë së palët lidhin kontratë verbale, e pastaj e realizojnë vullnetarisht, pra kontrata verbale konvalidohet. KONVERCIONI: është kur një punë ose veprim juridik, që për shkak të mungesës së disa përbërjeve të mos i përgjigjet asaj që kanë pasur ndërmend palët, e ti përgjigjet punës tjetër juridike, për të cilën mund të merret me siguri së palët e kanë dëshiruar, duke u nisur nga situata normale së qëllimi i gjerë përmban edhe qëllimin e ngusht të njëllojshëm.DELIKTI NË KUPTIMIN PENALO-JURIDIK dhe CIVILO-JURIDIK: delikti penalo-juridik godet drejtë përsëdrejti personalitetin e njeriut; delikti civilo-juridik godet masën pasurore, jo personalitetin e njeriut. KODIFIKIMET MË TË RËNDËSISHME NË BOTË: kodi civil francez (1804), austriak (1811), gjerman (1900), zvicran (1907), sovjetik (1922). KODI CIVIL FRANCEZ: është ligji më i rëndësishëm i së drejtës civile për kah rëndësia e vet historike dhe për kah vlera e vet e brendshme. U aprovua me 1804 (Napoleoni). Bazën e këtij kodi e përbën e drejta romake. Ky kod edhe so t është në fuqi, por me ndryshime të mëdha. KODI AUSTRIAK: është kodifikimi i dytë i rëndësishëm nga fillimi i shek. XIX. Punimet rreth aprovimit zgjatën rreth 20 vjet. Mbeshtetet në parimet e së drejtës
  7. 7. romake në masë më të madhe se sa kodi civil francez. Nuk e njeh kurorëzimin civil, por vetëm atë kishtar. Ndikimi nuk ishte aqë i madh sa i Kodit civil francez. DËMI MORAL: cenimi i vlerave morale dhe ideore të personalitetit, psh., lëndimi fizik, fyerja, etj. KARAKTERISTIKAT E METODËS CIVILO-JURIDIKE: 1. Barabarësia e palëve në raportin civilo-juridik dhe vullneti I tyre, 2. Iniciativa e lirë në lidhjen e punëve civilo-juridike, 3. Të qarkulluarit e të drejtave civile, dhe 4. Sanksioni pronësor. 4 VEÇORITË E METODËS CIVILE JURIDIKE duhet të mirren në mënyrë: kumulative. MOMENTET E NDRITSHME DHE ÇFARË ËSHTË FATI I PUNËVE juridike të lidhura në atë moment: janë ato të cilat personi gjatë vuajtjes së ndonjë sëmundje psiqike është në gjendje të lidh ndonjë punë juridike, por punët e tilla konsiderohen të palidhura. ELEMENTET THEMELORE TË PERSONIT JURIDIK: uniteti organizativ dhe masa pasurore, si dhe zotësia juridike dhe e veprimit. TË DREJTAT E AUTORIT KANË KARAKTER: personal- pasuror. KLASIFIKIMI I TË DREJTAVE CIVILE: absolute dhe relative (obligative). TË DREJTAT ABSOLUTE (numëro): reale (sendet) dhe personale (të drejtat e personalitetit, statusi civilo- juridik, produkti i shpirtit dhe mendja e njeriut, etj.). KARAKTERISTIKAT E TË DREJTAVE ABSOLUTE: veprojnë Erga-omnes (ndaj të gjithëve), nuk është i caktuar numri i personave të obliguar, obligimi i tyre është negativ, të drejtat absolute nuk parashkruhen, etj. KARAKTERISTIKAT E TË DRETJAVE RELATIVE: ekziston raporti i personit të autorizuar ndaj një personi, apo personave të caktuar-obliguar; obligimi është pozitiv
  8. 8. dhe është korelativ me autorizimin; të drejtat parashkruhen, etj. VEPRIMET NJERËZORE DHE SI NDAHEN: janë fakte juridike dhe ndahen në të lejueshme (në pajtim me ligjin) dhe të palejueshme (deliktet civile, që mund të bëhen me veprim ose mosveprim).SHPIKJA dhe PËRPARIMI TEKNIK: shpikja-është zgjidhje e re e problemit teknik që mund të zbatohet në veprimtarin industriale; përparimi teknik-është zgjidhje teknike e arritur me përdorimin racional të mjeteve të njohura teknike.E DREJTA E REGRESIT TË DETYRIMIT SOLIDAR: dëmtuesi që ka paguar mund të inkasoj prej dëmtuesit tjetër kompenzimin e paguar proporcionalisht me fajin.BURIMET E DETYRIMEVE janë: kontrata, deliktet, pasurimi i pabazë.TË DETYRIMET NATYRORE, në qoftë së kreditori realizon kërkesën e tij, a konsiderohet kjo si pasurim i pabazë: jo, nuk konsiderohet si pasurim i pabazë.A HYN TË DREJTAT PERSONALE NË PASURI DHE A TRASHËGOHEN ATO: nuk hyn dhe nuk trashëgohen (përveç të drejtave të autorit, që janë të kufizuara) .AUTORIZIMI: është prokur që i jepet personit të caktuar që të paraqitet si palë në marrëdhëniet civilo-juridike, ku i autorizuari vepron në emër dhe për llogari të dhënësit të autorizimit. Vendimet e të autorizuarit vlejnë njësoj si të kishte dhënë vet pala.E DREJTA ZAKONORE SI BURIM I TË DREJTËS CIVILE: është burim i dorës së dytë, i cili në kohën bashkëkohore vjen në shprehje vetëm në raste të zbraztirave juridike.INICIATIVA E LIRË E PALËVE dhe LIDHJA E SAJ ME PARIMIN E AUTONOMISË SE VULLNETIT: iniciativa e lirë është se
  9. 9. palët kanë të drejtë të marrin iniciativ për lidhjen e ndonjë pune juridike. Janë të lira në parimin ose mos parimin për lidhjen e punës juridike.RAPORTI MIDIS ZAKONEVE DHE LIGJEVE SI BURIMETË SË DREJTËS në sistemet bashkëkohore (të kihet parasysh sistemi kontinental): sipas sistemit kontinental zakonet dhe ligjet si burime të së drejtës gjenden në pozitë jo të barabartë, për arsye së në ketë sistem primare janë burimet e shkruara ndërsa zakonet dhe praktika gjyqësore janë sekondare (vetëm në mungesë të ligjit-zbraztirat).STANDARDET DHE DIREKTIVAT janë: vetëm një mjet i rëndësishëm që ndikon në zbatimin e së drejtës.DIFERENCA midis fuqisë juridike dhe të drejtës subjektive civile: fuqia juridike ndryshon për nga e drejta subjektive për arsye se e drejta subjektive ka gjithëmon objektin e vet, ndërsa fuqia juridike nuk e ka.SELIA E PERSONIT JURIDIK si dhe filialet-degët e tij: është vendi-qëndra ku gjindet organizata kryesore e personit juridik, kurse filialet (degët) janë përfaqësit në vendet tjera.FAKTET JURIDIKE janë: dispozitat me të cilat lidhet ndërrimi, shuarja apo themelimi i ndonjë raporti juridik.AKTI ADMINISTRATIV: mund të jetë supozim i krijimit të marrëdhënieve civilo-juridike.DIFERENCA MIDIS SUPOZIMEVE dhe FIKSIONEVE: dallimi qëndron në atë se gjërsa të supozimet nga faktet e njohura konkludojmë ekzistimin e të panjohurës të fiksionet mirret se ekziston një fakt, që në të vërtetë nuk ekziston.SI QUHET DETYRIMI MË ME SHUMË SUBJEKTE dhe si ndahen ato: quhet detyrim solidar dhe ndahen në i ndar (kur secili prej tyre ka një pjesë të caktuar të borxhit) dhe
  10. 10. solidar(kur secili prej debitorëve ka borxh).LIÇENCA dhe llojet: liçenca është realizimi i shpikjes në prodhim, ndërsa llojet janë: liçenca e kontratës dhe liçenca e dhunshme. VEPRIMET KONKLUDENTE: shenjat ose sjelljet me të cilat deklarohet vullneti.DËMTIMI MBI GJYSMEN (shembull): të kontrata ngarkuese dy palshe komutative objekti i një bërje duhet të përfshijë të pakten gjysmen e vlerës së bërjes së kundertë. Psh., në qoftë se vlera qarkulluese e kaut të shitur është 500 €, blerësi duhet të paguaj për të më se paku 250 €, në të kundërten pala nuk ka marr as gjysmën e vlerës së vet dhe mund të kërkojë që kontrata të shkëputët.SUBROGACION PERSONAL: ndërrimi i personave në raportin kontraktues, e që është i dyllojshëm, sipas asaj a ndërrohet kreditori apo debitori.CESIONI I KËRKESAVE: është bartja e kërkesës prej një kreditori në një kreditor tjetër, mirëpo, pa e ndryshuar përmbajtjen dhe elementet tjera (ndërrimi i kreditorit). Kurse ndërrimi i debitorit quhet marrje e borxhit.CILAT DEGË TË SË DREJTËS MBROJNË TË DREJTAT E PERSONALITETIT përveç asaj civile: e drejta penale, familjare, e punës, etj.E DREJTA CIVILE DHE E DREJTA ADMINISTRATIVE: janë dy degë të vjetra të së drejtës. Të drejtën civile e karakterizon metoda e barazisë së palëve, koordinimi i tyre bashk me sanksionimin pasuror, ndërsa e drejta administrative e karakterizon nënshtrimi i palëve. MARRËDHËNIET: koheve të fundit, e drejta administrative po gërshetohet gjithnjë e më tëpër me të drejtën civile. Që të dyja rregullojnë një lëmi të njëjtë të jetës shoqërore – marrëdhëniet ekonomike. TUBI I FAKTEVE janë: dy apo më shumë fakte të cilat krijojnë, ndryshojnë apo mbrojnë ndonjë punë juridike.
  11. 11. DALLIMI NDËRMJET NORMAVE TË VËRTETA DISPOZITIVE dhe NORMAVE PLOTËSUESEDISPOZITIVE: normat dispozitive të vërteta i krijojnë palët me anë të punimeve juridike, ndërsa normat plotësuese dispozitive vetëm zëvendësojnë vullnetin e njeriut.KUSHTI dhe AFATI: kushti është rrethanë e ardhshme e pasigurtë, nga paraqitja e tij varen prodhimi i efekteve juridike. Kushti që varet nga vullneti i një pale quhet potestativ, dhe nëse nuk varet nga vullneti i palëve, quhet kenzual. Kushti mund të jetë i shtyeshëm- suspenziv dhe shkëputshëm-rezolutiv. Paraqitet vetëm të veprimet juridike në të drejtën e obligacionit dhe atë trashëgimore. Ndërsa afati është kalimi i caktuar i kohësë, ku nga paraqitja e tij varet krijimi apo ndërrimi i ndonjë të drejte. Afati si moment i caktuar mund të jetë i shtyeshëm ose i shkëputshëm.DALLIMI NDËRMJET AFATIT DHE KUSHTIT: është sepse paraqitja e momentit të kohës të afati është e ngurtë, kurse paraqitja e ndonjë rrethane të kushti, e pasigurtë. PËRFAQËSIMI: është kryerje e veprimeve juridike në emër të tjetërkujt dhe për llogari të tjetërkujt. Kemi dy lloje të përfaqësimit: ligjor dhe kontraktues.NATYRA JURIDIKE E PËRFAQËSIMIT: përfaqësimi është fiksion në të cilin konsiderohet së përfaqësuesi transmeton vullnetin e të përfaqësuarit (Savinji). Por, kjo nuk i përgjigjet realitetit. NDARJA E PUNËVE JURIDIKE sipas kritereve të ndryshme: 1. Punët kauzale dhe abstrakte, 2. Punët formale dhe joformale, 3. Punët midis të gjallëve (inter vivos) dhe në rast vdekje (mortis causa), 4. Punët e një anshme (janë premtime publike të shpërblimit dhe dhënia e letrave me vlerë) dhe të dyanshme (kontratat).NDARJA E KONTRATAVE: 1. Të një anshme të obligueshme (dhurata, huaja, etj.), 2. Të dy anshme të obligueshme (kemi autorizime dhe obligime në të dy anët), 3. Ngarkuese (përveç shumës së huas, paguan edhe
  12. 12. kamatën. Janë rregull), 4. Bëmirëse (efektit pasuror të njëres palë nuk i përgjigjet efekti pasuror i palës tjetër. janë perjashtime.), 5. Reale (përveç pëlqimit të vullneteve, nevojitet edhe dorëzimi i sendeve), 6. Konsensuale (krijohet vetëm me pëlqimin e vullneteve të palëve. Janë rregull.), 6. Komutative. KONTRATA KOMUTATIVE: janë ato të cilat që me parë është caktuar efekti ekonomik, pra duhet kauza. Janë rregull.KONTRATA ALEATORE: janë ato të cilat, efektet ekonomike nuk janë të caktuara qysh më parë por varen prej një rrethane të ardhshme (Bixhozi, Basti, Kontrata mbi sigurimin etj.). janë përjashtim.KONTRATËN MBI HUAN E KEMI: kur njwra palw – huadhwnwsi bartw pronwsinw nw sendet e caktuara sipas gjinisw, nw palwn tjetwr – huamarrwsinw me kusht qw ky pas arritjes sw afatit ti kthejw tw njwjtwn sasi dhe tw njwjtin lloj tw sendit nw pronwsi.KONTRATËN MBI SHËRBIMIN e kemi: nëse njwra palw I jep palws tjetwr pwr shwrbim ndonjw send individualisht tw caktuar dhe jokonsumues me qwllim tw shfrytwzimit pwr kohw tw caktuar.DEPOZITI: wshtw kontrat reale me tw cilwn marrwsi i depozitit obligohet qw tw ruaj pwr kohw tw caktuar sendin qw dhuruesi i dorwzon pwr ruajtje. Kontrata wshtw e njw anshme dhe bwmirwse.VONESA E DEBITORIT: nw qoftw sw afati nuk wshtw caktuar, paraqitet pasi qw kreditori t’ia kwtw terhequr vwrejtjen debitorit qw ta realizojw obligimin. Vonesa e debitorit I jep kreditorit fuqinw juridike qw tw heqw dorw nga kontrata.VONESA E KREDITORIT:kjo vonesw paraqitet edhe atwherw kur kreditori nuk ka ndwrmarrw atw qw ka pasur pwr dwtyrw ta ndwrmarrw me qwllim qw debitorit ti bwjw tw mundshme plotwsimin e obligimit. Derisa vonwsa e
  13. 13. debitorit, vwshtirwson pozitwn e debitorit, vonwsa e kreditorit, e lehtwson atw.KOMISIONI OSE PËRFAQËSIMI INDIREKT: është kur dikush kryen punë në emër të vetë, por për llogari të tjetërkujt.QË TË KRIJOHET OBLIGIMI NGA DELIKTI: nevojiten të plotësohen këto rrethana: të kryhet veprimi i palejuar, të ekzistoj lidhja, faji dhe përgjithësia.PREMTIMI PUBLIK I SHPËRBLIMIT: është punë e njëanshme juridike. NË QOFTË SË PALA SHPREHIMISHT në kontratat kanë paraparë që të mos aplikohen rregullat e dëmtimit përtej gjysmës, atëherë pala e dëmtuar: nuk ka të drejtë të kërkojë aplikimin e këtyre rregullave.REGRESI I GARANTUESIT NDAJ DEBITORIT KRYESOR: është e drejtë e garantuesit që të kërkojë realizimin e kërkesës ndaj debitorit kryesor, kur garantuesi e ka vonuar kërkesën kreditorit, pasi që ky i fundit nuk ka mundur ta realizojë nga debitori, garantuesi tani bëhet kreditor i debitorit.PËRMBAJTJA dhe LËNDA E DETYRIMIT: përmbajtja e obligacionit është bërje ose prestation, ndërsa lëndë është ajo vlerë ekzistuese që nëpërmjet bërjes bartet prej debitorit në kreditorin.DALLIMI MES TË DREJTËS CIVILE DHE FAMILJARE: dallojnë për nga objekti i studimit, për nga metoda dhe sanksionet. E drejta civile për objekt ka raportet e mallrave, kurse e drejta familjare për objekt ka një lëmi krejt tjetër të marrëdhënieve shoqërore (jeta e bashkëshortëve dhe familja). Në të drjtën civile janë sanksionet ekonomike, kurse në të drejtën familjare nuk ka sanksione ekonomike. FUQIA JURIDIKE dhe dallimi i saj me të drejtën subjektive: për dallim prej të drejtës subjektive fuqia juridike ekziston atëherë kur nuk ekziston e drejta të
  14. 14. cilës i përgjigjet ndonjë detyrim, por ekzistonmundësia e një personi që me deklarimin e vullnetit tëtij të ndikoj në krijimin, ndërrimin ose ndërprerjen endonjë të drejte subjektive, psh., kur dikush ështëtrashëgimtar e deklarohet së nuk e pranon trashëgimi.Fuqia juridike ndryshon prej të drejtës subjektive edhepërkah ajo së e drejta subjektive ka objektin e vet:gjithëmon ka të bëjë më diqka që mund të shprejhet sivlerë pronësore. Fuqia juridike nuk ka objekt.PARIMI I DISPOZICIONIT NË USHTRIMIN DHEMBROJTJEN E TË DREJTAVE SUBJEKTIVE CIVILE: gjyqinuk mbron të drejtat civile sipas detyrës zyrtare, si nëtë drejtën penale, por sipas iniciativës së palëve.AKTIVA dhe PASIVA: aktiven e përbëjnë të drejtat(hyjnë të drejtat reale dhe absolute), kurse pasivenobligimet (hyjnë vetëm obligimet nga e drejta eobligacionit).BAZA JURIDIKE: cakton efektin juridik, KAUZA efektinpasuror.AFATI PREKLUZIV: ekziston atëherë kur ligji, ushtrimine ndonjë të drejte apo ndonjë fuqie juridike, e lidh mendonjë afat. Nëse në atë afat e drejta ose fuqia juridikenuk paraqitet, atëherë ndërprehet në tërësi.NDËRPRERJA E OBLIGIMIT bëhet: me plotësimin eobligimit, me vullnetin e palëve, me faljen e borxhit,me deklarimin e vullnetit të njerës palë, me dorëheqje.Si dhe Novacioni është një lloj i veçantë i ndërprerjessë kontratës me vullnetin e palëve.NOVACIONI: është ndërprerje e kontratës sëmëparshme në atë mënyrë që në vend të saj hyn në
  15. 15. fuqi kontrata e re midis palëve të njëjta.PAMUNDËSIA E PLOTËSIMIT: mund të jetë e trefishtë:fizike (prishet sendi, ngordh kali, etj.), juridike(përjashtimi nga qarkullimi juridik, ndalohet eksporti,importi, etj.) dhe ekonomike (sipas disa ngjarjeve,klauzola rebus sic stantibis).PARASHKRIMI: është humbja e kërkesës, respektivishtpadisë në kuptimin material për shkak të kalimit tëkohës.CILAT TË DREJTA PARASHKRUHEN: nuk parashkruhentë gjitha të drejtat, por vetëm të drejtat e obligacionit.Pra, nuk parashkruhen të drejtat absolute (reale dhepersonale), të drejtat e obligacionit që kanë burimin evet në të drejtën familjare.PARASHKRIMI SHUES dhe FITUES: parashkrimi shues– është mënyrë origjinere e realizimit sipas të cilësmbajtësi koshient, i cili sendet i siguron në mënyrëligjore, me kalimin e kohës bëhet pronar. Parashkrimifitues – wshtw realizimi sipas i tw drejtws nw mwnyrworigjinere, nw bazw tw disa fakteve juridike prej twcilave fakt I rwndwsishwm wshtw edhe koha.AFATI I PARASHKRIMIT: është caktuar me normëimperative dhe nuk mund të pakësohet ose zgjatet –10 vjet. Por janë disa kërkesa të cilat parashkruhenpër një kohë më të shkurtër, 1, 2 apo 3 vjet.PEZULLIMI dhe NDËRPRERJA E PARASHKRIMIT: koha eparashkrimit mund të pezullohet në dy mënyra, mepranimin e borxhit nga ana e debitorit dhe me ngritjene padisë kundër debitorit. Kurse ndërprerja eparashkrimit mund të bëhet për arsye objektive(mobilizimi i kreditorit në luftë, etj.), apo për shkak tërrethanave subjektive (kreditori dhe debitori janëbashkëshort, prind e fëmijë, etj.) të vet palëve.DHURATA: është kontratë bëmirëse, nuk ështëkontratë e qarkullimit të mallrave, nuk ka rëndësi
  16. 16. ekonomike, por më shumë për marrëdhëniet personaletë qytetarëve.QESIMI: është dhënia e sendeve me qira.KONTRATA MBI AUTORIZIMIN: ose kontrata mandateështë aso kontrate me të cilën njëra palë – i autorizuariobligohet që për palën tjetër – pushtetdhënësin tëkryej disa veprime juridike me apo pa shpërblim.SEKUESTRI: është kur shumë persona I dorëzojnë njëpersoni tjetër sendin për ruajtje derisa të zgjidhetndonjë konflikt lidhur me atë send.PUNËT FIKTIVE JURIDIKE: janë ato punë që në esencënuk lidhen, por vetëm krijohet pamja sikur janë lidhur.PUNA JURIDIKE E SIMULUAR: ekziston atëherë kurpalët lidhin një punë juridike, por me atë rast krijojnëpamjen thuajse është lidhur ndonjë punë tjetërjuridike. Bëhet për t’ju ikur tatimeve, etj.PUNËT JURIDIKE FIDUCIARE: janë, kur në vend tëdhënies së pengut, debitori bënte bartjen në kreditorintë pronësisë mbi ndonjë send, e kreditori obligohet qëpronësinë pas pagimit të borxhit ta bartë përsëri nëdebitorin (besimi i kreditorit – fiducia).