E Drejta Civile – Pyetje & Përgjigje

E Drejta Civile – Pyetje & Përgjigje

  1. 1. EDREJTACIVILE (Pyetje&Përgjigje)
  2. 2. 1. Nocioni i së drejtës civile dhe pjesët përbërëse të saj? E drejta civile është degë pozitive e së drejtës që përfshin tërsinë e dispozitave(rregullave)juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror ose marrëdhënie shoqërore që në instancën e fundit marrin karakter pasuror.Ajo nënkupton tërsinë e normave juridike që rregullojnë pjesën e përgjithshme të së drejtës civile,të drejtën sendore,të drejtën e detyrimeve,dhe të drejtën trashëgimore. Kurse në kuptimin objektiv e drejta civile është degë e së drejtës private e cila si tërsi e rregullave juridike i rregullon ato marrëdhënie pasurore në të cilat njerëzit për objekt të marrëdhënieve civile-juridike kanë sendet,prestimet ose pasurinë. 2. Objekti i së drejtës civile? Objekt i së drejtës civile ose i marrëdhënieve juridike-civile janë sendet,bërjet dhe pasuria lidhur me të cilat subjektet hyjnë në ato marrëdhënie. 3. Parimet(metodat)e së drejtës civile? Parime ose metoda (që do të thotë rruga më e shkurtër për arritjen e një qëllimi të caktuar),në të drejtën civile janë katër që të gjitha raportet shoqërore me karakter pasuror që rregullohen me norma të së drejtës civile mbështetën në këto parime dhe ato janë: 1.Parimi i barabarsisë së palëve dhe barabarsisë së vullnetit të tyre; 2.Iniciativa e lirë e palëve; 3.Sanksioni pasuror;dhe 4.Qarkullueshmëria(bartja)e të drejtave subjektive civile. 4. Parimi i barabarsisë së palëve dhe barabarsisë së vullnetit të tyre? Me parimin e barabarsisë së palëve kuptojmë atë parim të së drejtës civile ku palët janë të barabarta në raportin juridiko-civil dhe vullneti i tyre është i barabart çka nënkupton se në të drejtën civile midis palëve gjithmonë ekziston koordinimi i vullneteve të tyre pa marrë parasysh statuset e tyre në shoqërinë konkrete. 5. Iniciativa e lirë e palëve? Me iniciativën e lirë të palëve nënkuptojmë krijimin e marrëdhënieve juridiko-civile që lind në bazë të iniciativës rrespektivisht me vullnetin e lirë të palëve në bazë të autonomisë së lirë të tyre,çka nënkupton se,palët me vullnetin e vet krijojnë,ndryshojnë dhe i shuajnë të drejtat e veta subjektive. 6. Sanksioni pasuror? Me sanksionin pasuror nënkuptojmë se në rastet kur një marrëdhënie juridiko-civile nuk përmbushet në pajtim me vullnetet e palëve kontraktuese,atëherë si masë paraqitet sanksioni pasuror,që do të thotë,goditet masa pasurore e debitorit,apo merret masa pasurore e debitorit përmes rrugës gjyqësore për përmbushjen e obligimit të tij. 7. Qarkullueshmëria(bartja)e të drejtave subjektive civile? Me qarkullimin juridik të të drejtave subjektive civile nënkuptojmë parimin se të drejtat civile mund të barten nga një subjekt i së drejtës në subjektin tjetër,pra janë të drejta të qarkullueshme,dhe këto të drejta mund t’i bart vetëm titullari i tyre ose titullari mund t’i bart vetëm ato të drejta që i posedon apo janë të tij.Qarkullimi i të drejtave është parim i veçant që e hasim vetëm në
  3. 3. të drejtën civile mirpo në të drejtën civile nuk janë të gjitha të drejtat civile subjektive të qarkullueshme si bie fjala:të drejtat e personalitetit-integriteti trupor,por të bartshme janë të drejtat sendore dhe ato absolute subjektive si: pronësia,servituti,pengu etj.(kurse qarkullimi ekonomik dallon nga ai juridik sepse nëse dikush tenton të shes diçka të vjedhur,atëherë këtu ka qarkullim ekonomik e jo qarkullim juridik). 8. Përbërja e sistemit të së drejtës civile? Sistemi i së drejtës civile në përgjithësi nënkupton tërsinë e dispozitave dhe rregullave juridike që janë të përbashkëta për të gjitha degët e së drejtës civile që ndryshe quhet pjesa e përgjithshme e së drejtës civile. E drejta civile përbëhet nga katër pjesë: 1.Pjesa e përgjithshme e së drejtës civile; 2.E drejta sendore; 3.E drejta e detyrimeve; 4.E drejta trashëgimore. (në të drejtën tonë e drejta familjare,paraqitet si degë e pavarur e sistemit tonë juridik). 1 9. Institucionet themelore të së drejtës civile? Institucionet themelore të së drejtës civile konsiderohen: 1.pronësia – që është karakteristikë për të drejtën sendore; 2.kontrata – që është karakteristikë për të drejtën e detyrimeve; 3.testamenti – që është karakteristikë për të drejtën trashëgimore. Me institut juridik nënkuptojmë tërsinë e normave juridike që rregullojnë një lëmi të caktuar të raporteve shoqërore Tërsia e instituteve e përbëjnë një degë të së drejtës,ndërsa tërsia e degëve juridike e përbëjnë sistemin juridik të një shteti. Përveç instituteve të lartcekura në të drejtën civile ekzistojnë edhe shumë institute tjera dhe nën-institute. 10. Ndarja e normave juridike sipas përmbajtjes dhe kuptimi i tyre? Normat juridike konsiderohen ato rregulla të sjelljes që për mosrrespektimin e tyre ekziston sanksioni. Normat juridike sipas përmbajtjes ndahen në: 1.Norma ndaluese – të cilat ndalojnë ndonjë bërje apo mosbërje,dhe janë karakteristikë e së drejtës penale; 2.Normat obliguese – të cilat obligojnë personin që të ndërmerr ndonjë veprim të caktuar,dhe janë karakteristikë e së drejtës administrative; 3).Normat autorizuese – të cilat autorizojnë personin të ndërmarrë apo të mos ndërmarr ndonjë veprim të caktuar, pra personi vet vendos për lidhjen apo moslidhjen e ndonjë pune juridike(kontrate),dhe këto norma janë karakteristikë e së drejtës civile.
  4. 4. 11. Ndarja e normave juridike sipas efektit juridik dhe kuptimi i tyre? Normat sipas efektit juridik ndahen në: 1.Norma juridike imperative – që janë ato norma të cilat palët nuk mund t’i ndryshojnë dhe mosrrespektimi i tyre shkakton pavlefshmëri absolute të marrëdhënieve juridike.Ato i caktojnë të drejtat dhe detyrat e palëve,dhe palët nuk mund t’i ndryshojnë me vullnetin e vet. 2.Norma juridike dispozitive – që ndahen në norma të vërteta dispozitive – me të cilat persona të ndryshëm i krijojnë me deklarimin e vullnetit të vet në formë të punëve juridike,sidomos të kontratës;dhe norma plotësuese dispozitive – që janë ato dispozita ligjore që zëvendësojnë vullnetin e njeriut,dhe zbatohen vetëm atëherë kur palët në punën juridike nuk i kanë caktuar ndryshe. 12. Nocioni i interpretimit? Fjala interpretim rrjedh nga gjuha latine interpetere që në gjuhën shqipe do të thotë sqarim apo spjegim,dhe me interpretimin e normave juridike kuptojmë sqarimin dhe zgjerimin e tyre,për arsye se nevoja e një interpretimi rezulton nga fakti i mospërsosjes së gjuhës me të cilën ligjvënësi shërbehet.Gjithashtu interpretimi i drejtë i normës është kusht i domosdoshëm për zbatimin e saj të drejtë me çka realizohet edhe vet qëllimi për të cilin është nxjerr norma. 13. Teoritë për sqarimin(interpretimin)e ligjit dhe kuptimi i tyre? Në doktrinë ekzistojnë dy teori që provojnë të sqarojnë se si në procedurën e interpretimit zbulohet domethënia e vërtetë e normës juridike,dhe ato janë: 1.Teoria subjektive -tenton që duke u kthyer në kohën kur është nxjerr ligji të zbulon vullnetin e vërtetë të ligjdhënësit,që sipas kësaj teorie me rëndësi është çka ka menduar ligjdhënësi e jo çka mendojmë ne sot për atë çështje. 2.Teoria objektive – e interpretimit paraqitet njëkohësisht me teorinë subjektive dhe sipas përfaqësuesve të saj ligji nuk e ka si masë vlerësuese vetëm rëndësinë që ia ka dhënë autori por duhet kërkuar edhe rëndësia objektive aktuale e normës juridike dhe kuptimi i saj me realitetin e gjallë,çka kuptojmë se me këtë teori kërkohet interpretimi çka ligji dëshiron apo kërkon sot,e jo çka ka dashur autori i ligjit në kohën e nxjerrjes së tij. 14. Llojet e interpretimit sipas subjektit apo organit që e bënë interpretimin? Për nga subjekti apo organi i cili e bënë interpretimin dallojmë këto tri interpretime: 1.Interpretimi ligjor ose legal – që e bënë organi që e ka nxjerrë vet normën e cila duhet të interpretohet,dhe ka forcën e përgjithshme detyruese,jepet në formë të ligjit,duke u publikuar në gazetën zyrtare si edhe vet ligji. 2.Interpretimi gjyqësor – që e bëjnë gjykatat me rastin e zbatimit të ligjit në rastet konkrete,dhe ky interpretim vlen vetëm për rastin konkret duke mos qenë i obligueshëm për rastet tjera; dhe 3.Interpretimi doktrinar(privat) – që e bënë shkenca juridike në punimet shkencore(tekste,monografi,vendime gjyqësore etj.),ky interpretim nuk e obligon gjykatësin,mirpo është një ndihmë e madhe për gjykatat ngase kontribuon në të kuptuarit e ligjit dhe zhvillimit të teorisë dhe praktikës. 2 15. Llojet e interpretimit të ligjeve sipas teknikave? Interpretimi i ligjeve sipas teknikave mund të jetë:
  5. 5. 1.Interpretimi gramatikor – që do të thotë sqarimi i kuptimit të ndonjë dispozite në bazë të analizës gramatikore,në bazë të rregullave të gramatikës dhe të sintaksës; 2.Interpretimi logjik – që është sqarim i kuptimit të dispozitës me konstatimin e lidhjes logjike me dispozitat tjera juridike që i shfrytëzon ligji; 3.Interpretimi historik – që është sqarimi i ndonjë dispozite,duke marrë parasysh rrethanat historike që ndikuan në nxjerrjen e asaj dispozite; 4.Interpretimi sistematik – që është sqarim i dispozitave me caktimin vendit të tij në tërë sistemin e drejtësisë; 5.Interpretimi i gjerë(ekstenziv) – ndodhë atëherë kur kuptimi i një dispozite zgjerohet,prandaj zbatohet edhe në rastet që në tekst nuk janë paraparë në mënyrë ekskluzive; 6.Interpretimi i ngushtë(restriktiv) – ndodhë atëherë kur kuptimi i një dispozite ngushtohet. 16. Kuptimi i analogjisë(ngjashmërisë)? Analogjia paraqet mënyrën e zgjidhjes së rasteve në bazë të ngjashmërisë,kur ekziston zbraztira juridike,pra me analogji nënkuptojmë zbatimin e ligjit në ato raste kur ligji nuk i parasheh,por të cilat janë të ngjashme me rastet që ligji i parasheh,ose në qoftë se në të drejtën civile nuk ka dispozitë apo rregull ekskluzive,kontesti zgjidhet përmes analogjisë. Ajo kërkon krahasimin e një gjendjeje faktike të pa rregulluar,me një apo me shumë gjendjeve faktike të rregulluara me ligj që dërgojnë deri të vërtetimi i elementeve të përbashkëta që janë të rëndësishme për gjykim. 17. Analogjia ligjore dhe analogjia juridike,kuptimi? Analogjia ligjore – ekziston vetëm atëherë nëse ligji zbatohet në një marrëdhënie juridike me të cilën ligji nuk ka të bëjë,mirpo kjo marrëdhënie juridike është shumë e ngjashme me marrëdhënien juridike të cilën e rregullon ligji në fjalë,ose më konkretisht analogjia ligjore ekziston kur gjyqtari me zgjidhjen e një rasti të caktuar mbështetet në një ligj konkret apo në ndonjë dispozitë tjetër të atij ligji. Analogjia juridike – ekziston atëherë kur rregullimi i ndonjë çështjeje juridike nuk është paraparë me ndonjë dispozitë,por kjo bëhet duke u mbështetur në parimet më të përgjithshme të sistemit civil juridik,ose më konkretisht analogjia juridike ekziston kur gjyqtari me zgjidhjen e një rasti të caktuar mbështetet në tërë rendin juridik. 18. Burimet e së drejtës civile dhe kuptimi i tyre formal dhe material? Me burim kuptojmë vendin ku merren norma juridike për të rregulluar çështje të ndryshme. Termi apo nocioni burim i së drejtës civile ka dy kuptime: 1.kuptimin material – që nënkupton forcën krijuese të së drejtës,rrespektivisht faktorët që e lindin zhvillojnë dhe zbatojnë atë forcë; dhe 2.kuptimin formal – që nënkupton format dhe mënyrat ose normat dhe aktet juridike që e manifestojnë formalisht të drejtën që rregullon marrëdhëniet juridike në fushën e së drejtës civile,apo mjetin me të cilin shprehet burimi material,i së drejtës në një shtet konkret.Dhe burime formale të së drejtës civile janë: a.Ligji – që përfshinë kushtetutën,ligjet aktet nënligjore,dhe konventat ndërkombëtare; b.E drejta zakonore – si burim i pakontestueshëm; c.Praktika gjyqësore; dhe
  6. 6. d.Doktrina (shkenca juridike) – e cila mund të kontestohet. 19. Ligji si burim formal i së drejtës civile? Me fjalën ligj formal nënkuptojmë tekstin e shkruar dhe aktin juridik që nxirret me procedurë të caktuar nga organi kompetent ligjdhënës parlamenti,që kalon nëpër fazën e aktit të miratimit,shpalljes dhe hyrjes në fuqi. Sipas sistemit kontinental përdallim nga burimet tjera të së drejtës ligji është shumë më i rëndësishëm dhe burimi kryesor i së drejtës në përgjithësi. Ligji hyn në fuqi sipas procedures së caktuar dhe datës së caktuar,ndërsa shfuqizohet me kalimin e kohës nëse ka qenë për kohë të caktuar,ose abrogohet apo zëvendësohet me ligjin tjetër. Të gjitha ligjet për sa kohë janë në fuqi kanë forcën obliguese.Ato publikohen në gazetën zyrtare duke përcaktuar ditën e hyrjes në fuqi që zakonisht hyjnë në fuqi 7-8 ditë pas publikimit në gazetën zyrtare ose përmbajnë datën për hyrjen në fuqi pas një kohe të gjatë,dhe në raste të rralla hyjnë në fuqi ditën e nxjerrjes së tyre(vokatio legis). Ligjet në të drejtën civile nxjerren dhe veprojnë për të ardhmen që d.m.th nuk kanë veprim prapaveprues apo retroaktiv,vetëm nëse këtë e shef si interes të përgjithshëm shoqëror apo nëse është në favor të palës e jo në dëm të saj. Mosnjohja e ligjit nuk është arsyetim. 3 20. Llojet e votimit të nevojshëm për miratimin e ligjit? Për miratim të ligjit paraqitet shumica: a).e thjeshtë (relative); b).absolute; c).e kualifikuar; dhe d).e balinterit 1.Shumica e thjeshtë (relative) – ekziston atëherë kur për tu aprovuar një vendim është e nevojshme vota e gjysmës plus një e deputetëve të pranishëm në parlament; 2.Shumica absolute – ekziston atëherë kur për tu aprovuar një vendim është e nevojshme vota e gjysmës plus një të numrit të përgjithshëm të deputetëve në parlament; 3.Shumica e kualifikuar – ekziston atëherë kur për tu aprovuar një vendim është e nevojshme vota e më shumë se gjysmës plus një e numrit të përgjithshëm të deputetëve në parlament,apo më shumë se shumica absolute e deputetëve në parlament (p.sh 2/3 e votuesve). 4.Shumica e balinterit – ekziston atëherë kur për tu aprovuar një vendim është e nevojshme vota e gjysmës, mirpo të votoj edhe dikush nga pakicat që gjenden në parlament. Veprimet e ligjit janë: a).territorial;b).personal;dhe c).real. 21. E drejta zakonore si burim i së drejtës civile? Me të drejtën zakonore nënkuptojmë rregullat e pashkruara të sjelljes që lindin spontanisht në një grup shoqëror dhe barten brez pas brezi duke u zbatuar për një kohë të gjatë dhe në rast mosrrespektimi pason sanksioni,dhe atyre nuk u dihet autori. Sipas sistemit kontinetal e drejta zakonore merret si burim pozitiv subsidiar i së drejtës civile,apo si burim i dytësorë dhe plotësues i së drejtës civile dhe i së drejtës në përgjithësi. 22. Praktika gjyqësore dhe doktrina si burime të së drejtës civile? Praktika gjyqësore – është burim subsidiar i së drejtës civile pas ligjit dhe të drejtës zakonore.Ajo kontribuon në funksionimin e së drejtës civile dhe zgjidhjen e marrëdhënieve juridike civile në rast të mungesës së dispozitave duke i mundësuar gjykatesit rol krijues dhe duke luajtur rol kreativ atëherë kur në zgjidhjen e rasteve kemi zbraztira juridike, për shkak se zhvillimi
  7. 7. i shpejt ekonomik krijon raste të cilat ligjdhënësi nuk ka mundur t’i ketë parasysh gjatë nxjerrjes së ligjit,mirpo me zhvillimin e të drejtës së shkruar,roli i saj zvogëlohet. Doktrina (shkenca juridike) – është burim subsidiar i së drejtës civile.Ajo është tërsia e mendimeve,(shkrimeve) të shfaqura nga shkenctarët jurist,me të cilat bëjnë interpretime për rregullat e së drejtës në punimet shkencore të tyre.Dhe në mungesë të normave ose paqartësisë së tyre për zgjedhjen e një rasti ligjvënësi mund ta inkorporoj këtë mendim të autorëve në ligj ose praktika gjyqësore e përfill mendimin e tyre për zgjidhjen e rastit konkret,mirpo me zhvillimin e të drejtës së shkruar dhe plotësimin e kodit që bënë rregullimin e marrëdhënieve juridike-civile në mënyrë precize,nuk ka nevojë për doktrinën juridike. 23. Marrëdhëniet juridiko-civile dhe elementet e tyre? Marrëdhëniet juridiko-civile janë ato marrëdhënie juridike të mbështetura në normat(rregullat)e së drejtës civile përmes së cilës palët krijojnë,ndryshojnë ose shuajnë ndonjë të drejtë subjektive. Marrëdhëniet juridiko-civile përbëhen prej tri elementeve: 1.subjektet e marrëdhënieve juridiko-civile,të cilat i krijojnë këto marrëdhënie; 2.objekti i marrëdhënieve juridiko-civile,për të cilën subjekti i krijon marrëdhëniet;dhe 3.të drejtat dhe detyrimet,të cilat lindin nga marrëdhënia juridiko-civile. 24. E drejta civile në kuptimin objektiv dhe subjektiv? E drejta civile në kuptimin objektiv -paraqet tërsinë e normave juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet në fushën juridiko-civile.Kurse në kuptimin subjektiv – paraqet atë të drejtë të cilën subjekti e nxjerr nga e drejta objektive(normat juridike),dhe nuk ka të drejtë subjektive nëse nuk e lejon ose parashef e drejta objektive. E drejta civile subjektive paraqet një lloj pushteti që përbëhet prej tri autorizimesh që ka pronari: 1.autorizimi i përdorimit; 2.autorizimi i shfrytëzimit (qiraja);dhe 3.autorizimi i disponimit (tjetersimit). 25. Subjektet e së drejtës dhe cilësit e tyre? Subjektet e së drejtës civile janë personat fizik dhe juridik si bartës të të drejtave dhe detyrimeve subjektive ,dhe në të drejtën civile ata janë prezumim i çdo marrëdhënie juridike-civile. Personat fizik dhe juridik cilësohen me: 1.zotsinë (aftësinë) juridike; 2.zotsinë (aftësinë) e veprimit;dhe 3.zotsinë (aftësinë) deliktore civile. 4 26. Kuptimi i aftësisë juridike dhe të veprimit të subjekteve të së drejtës? Me aftësinë juridike kuptojmë aftësinë e personave fizik që të jenë bartës të të drejtave dhe detyrimeve.Kurse Me aftësinë për të vepruar kuptojmë aftësinë e personave fizik dhe juridik,që me vet deklarimin e vullnetit të fitojnë të drejta dhe detyrime dhe të ndërmarrin punë juridike.Pra paraqet aftësinë e subjekteve që me veprimet e veta të krijojnë,ndryshojnë dhe shuajnë të drejtat dhe detyrimet e tyre.
  8. 8. 27. Kuptimi i zotësisë juridike,të veprimit dhe asaj deliktore te personat fizik dhe shuarja e tyre? 1.me zotësinë juridike të personave fizik kuptojmë aftësinë e tyre që të jenë bartës të të drejtave dhe detyrimeve,e cila zotësi fitohet në momentin e lindjes dhe vazhdon deri sa personi fizik të jetë gjallë kurse pushon në momentin e vdekjes. 2.me zotësinë e veprimit të personave fizik kuptojmë aftësinë e tyre që me vet deklarimin e vullnetit të fitojnë të drejtat dhe detyrimet dhe të ndërmarrin punë juridike,të krijojnë.ndryshojnë dhe shuajnë të drejtat dhe detyrat e tyre. Kjo aftësi për të vepruar fitohet në moshën madhore(18 vjet). 3.me zotësinë deliktore kuptojmë aftësinë e personit fizik që të përgjigjet për veprimet e veta-deliktet me masën e vet pasurore.Kjo aftësi deliktore ekziston nga mosha 14 vjeçare,personat deri në moshën 7 vjeçare nuk përgjigjen vet për deliktet e tyre kurse nga mosha 7 deri 14 vjeçare poashtu nuk përgjigjen për veprimet deliktore vetëm nëse konstatohet se personi ndërmjet kësaj moshe ka qenë i aftë për të gjykuar për veprimet e veta të palejuara. 4.shuarja e personave fizik personat fizik shuhen me vdekjen dhe me shpalljen e të humburve për të vdekur. 4.1.Që një person të shpallet i vdekur: 1.duhet të mungoj në vendbanimin e tij një kohë të caktuar;dhe 2.që të jetë e pasigurtë se ku gjendet ai person dhe a është i gjallë apo i vdekur. 4.2.Kushtet për shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur janë që: 1.gjatë 5 viteve të fundit nuk dihet kurrfarë lajmi për të ndërsa nga lindja e tij ka kaluar 70 vite; 2.që besohet se nuk është gjallë; 3.personi që është zhdukur në fatkeqsi natyrore ose ndonjë rrezik tjetër të drejtpërdrejtë për jetë dhe nuk ka kurrfarë lajmesh gjatë 6 muajve nga dita e pushimit të rrezikut;dhe 4.personi i zhdukur në luftë ose rrethana lufte dhe për jetën e tij nuk ka kurrfarë lajmesh gjatë 1 viti nga pushimi i luftës. 4.3.Shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur kanë të drejtë ta kerkojnë: 1.bashkëshorti i gjallë; 2.secili person që ka interes të drejtpërdrejtë juridik;dhe 3.prokurori publik. 4.4.Pasojat e shpalljes së personit të zhdukur për të vdekur. Veprimet e shpalljes së personit të zhdukur për të vdekur janë të njëjta me veprimet e vdekjes së natyrshme.Dhe pas regjistrimit të personit në librat e vdekjes hapet kontesti i trashëgimisë ,mirpo nëse personi i shpallur për të vdekur kthehet atëherë ai mund të kërkojë kthimin e pasurisë së vet dhe gjykatësi abrogon vendimin me të cilin ai është shpallur i vdekur.Kurse martesa e tij ka pushuar në mënyrë të plotëfuqishme. 5)Atributet e personit fizik shërbejnë për identifikimin,shënimin dhe caktimin juridik të atyre personave ato janë: 1.emri personal si e drejtë subjektive civile i përbërë nga emri dhe mbiemri; 2.vendbanimi ku qytetari vendoset me qëllim që në të të jetoj përherë,dhe vendqëndrimi ku qytetari jeton përkohësisht; 3.shtetësia;dhe
  9. 9. 4.librat e gjendjes civile 28. Llojet e zotësisë së veprimit te personat fizik? Tek zotësia e veprimit e personave fizik ekzistojnë tri lloje ose nivele të veprimit brenda kësaj zotesie dhe ato janë: 1.zotësia e plotë për të vepruar që fitohet me arritjen e moshës madhorë 18 vjet,mirpo në raste të caktuara me vendim të gjykatësit mund të fitohet edhe në moshën 16 vjeçare.Dhe me fitimin e kësaj zotësie personi fizik është i aftë të jetë bartës i të drejtave dhe detyrimeve të lidhë punë juridike dhe të përgjigjet për veprimet e veta deliktore me masën pasurore të tij. 2.zotësia e kufizuar e veprimit që ekziston nga mosha 15 deri 16 rrespektivisht 18 vjeçare,me të cilën këta persona mund të lidhin punë juridike por ato bëhen të vlefshme pasi të marrin miratimin e përfaqësuesit ligjor të tyre,ose edhe pasi të fitojnë aftësinë e plotë të veprimit. 5 3.paaftësia e plotë për të vepruar që ekziston tek personat nën moshën 15 vjeçare,dhe këta persona nuk mund të lidhin punë juridike por edhe nëse lidhin punë juridike,ato konsiderohen absolutisht të pavlefshme. 29. Kuptimi i personave juridik,kushtet për krijim dhe shuarja e tyre? Personat juridik janë krijesa artificiale të cilëve shteti ua njeh cilësinë e subjektit juridik. Kushtet për krijimin e personave juridik janë: 1.organizimi i brendshëm; 2.posedimi i masës pasurore; 3.regjistrimi(liqencimi);dhe 4.njohja e personit juridik nga e drejta. Shuarja e personave juridik paraqitet atëherë kur zhduken elementet e domosdoshme të lartcekura për ekzistimin e tyre. 30. Kuptimi i zotësisë juridike,dhe të veprimit te personat juridik? Me zotësinë juridike te personat juridik përdallim nga personat fizik që mund ti kene të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i parasheh e drejta objektive,kuptojmë të ashtuquajturën zotësi speciale juridike që nënkupton se personat juridik mund ti kryejn vetëm ato punë juridike që lidhen me qëllimet për të cilat është themeluar dhe ekziston personi juridik.Kjo zotësi fitohet me regjistrimin dhe caktohet me statutin e personit juridik,dhe punët juridike të lidhura në kundërshtim me këtë statut janë të pavlefshme. Me zotësinë e veprimit të personat juridik kuptojmë aftësinë e veprimit për realizimin e të drejtave dhe obligimeve me deklarimin e vullnetit duke u manifestuar nëpërmjet organizimit për lidhjen e punëve juridike i cili organizim shpreh vullnetin e personit juridik. 31. Ndarja në grupe e personave juridik? Personat juridik ndahen në tri grupe: 1.të regjistruar; 2.sipas ligjit;dhe 3.të paraqitur(me paraqitje).
  10. 10. 32. Ndarja e personave juridik në bazë të kapitalit apo masës pasurore dhe dallimi ndërmjet tyre? Personat juridik në bazë të kapitalit ndahen në: 1.Sektor publik që masën pasurore e kanë nga buxheti i shtetit,si p.sh shkolla apo universiteti shtetëror;dhe 2.Sektor privat që masën pasurore e kanë nga pasuria private. 33. Objekti i marrëdhënieve civile(me karakter pasuror)? Objekt i marrëdhënieve civile mund të jetë: 1.Sendi; 2.Veprimet(vlerat)e njerëzve; 3.Të drejtat(vlerat)personale;dhe 4.Të drejtat e personalitetit(produktet e shpirtit njerëzor). 34. Kuptimi i sendeve në të drejtën civile-juridike? Në kuptimin civilo-juridik,send(res),është pjesa materiale e natyrës,që gjendet nën pushtetin e njeriut dhe mbi të cilin ekziston e drejta e pronësisë,ose ndonjë e drejtë tjetër sendore,dhe si send mund të jenë jo vetëm trupat e ngurtë,por edhe lëngjet dhe gazërat me kusht që ato të vihen nën pushtetin e njeriut dhe të përdoren nga ai për dobi ekonomike. 35. Ndarja tradicionale e sendeve dhe kuptimi i tyre? Tradicionalisht sendet ndahen në: 1.sende të luajtshme të cilat mund të barten prej një vendi në vendin tjetër pa ndryshuar përmbajtjen(p.sh automobile dhe sende të paluajtshme të cilat nuk mund të barten pa e ndryshuar formën apo përmbajtjen e tyre (p.sh toka dhe gjithqka është e ngulitur në të).Për të fituar një të drejtë mbi këto sende të paluajtshme kërkohet mënyra e fitimit,regjistrimi në librat publik,dhe mund të fitohet edhe me parashkrim(mbi 20 vite); 2.sendet kryesore që qëndrojnë si sende të pavarura,dhe sende akcesore që janë ato sende që ndihmojnë sendin kryesor; 3.sende të thjeshta që paraqesin një tërsi natyrale të një gjinie(p.sh guri shtylla etj),dhe sende të përbëra që përbëhen prej shumë pjesëve të ndryshme(p.sh këmisha); 6 4.sende të pjestueshme të cilat mund të pjestohen(ndahen)në pjesë të llojit të njëjtë pa e humbur vlerën e tyre, dhe sende të papjestueshme të cilat nuk mund të pjestohen apo ndahen sepse humbin cilësinë dhe vlerën e tyre; 5.sendet e konsumueshme që janë të gjitha ato sende të cilat me një përdorim konsumohen,(p.sh ushqimet),dhe sendet e pakonsumueshme që janë të gjitha ato sende të cilat nuk konsumohen me një përdorim por me kalimin e kohës amortizohen(p.sh veshmbathja,automobili,veglat e punës etj); 6.sendet e zëvendësueshme(gjenerale) që janë ato sende në vend të të cilave mund të vijnë sende tjera me cilësi të njëjtë,dhe sendet e pazëvendësueshme(speciale) që janë ato sende të cilat nuk mund të zëvendësohen me një send tjetër,dhe janë sende unikate të një lloji(p.sh piktura);
  11. 11. 7.sendet në qarkullim janë ato sende që mund të qarkullojnë në treg për transaksione,dhe sendet jashtë qarkullimit që konsiderohen si të mira të përgjithshme dhe këto nuk mund të jenë objekt i ndonjë të drejte sendore, sepse shërbejnë për nevojat e të gjithë njerëzve(p.sh ajri i lirë,deti i hapur ,lumenjët dhe si sende jashtë qarkullimit konsiderohen edhe pasuritë publike). 36. Kuptimi i parimit superficies solo cedit? Parimi superficies solo cedit nënkupton faktin së,çdo gjë që është e ngulitur në tokë i takon pronarit të tokës. 37. Veprimet(vlerat)e njerëzve dhe kuptimi i tyre? Veprimet e njerëzve për nga forma e tyre ekonomike janë mallëra,dhe janë objekt i së drejtës civile sepse në fund kanë karakter pasuror dhe shprehen në mënyrë monetare në të holla duke prodhuar efekt në të drejta dhe detyrime. 38. Të drejtat(vlerat)personale? Të drejtat apo vlerat personale janë të lidhura me personalitetin fizik dhe janë pjesë përbërse e tij(si nderi,shëndeti, liria personale,integriteti fizik,shpirtëror dhe moral etj),kurse vlerat ekonomike janë kusht i domosdoshëm për ekzistimin e tyre.Këto të drejta mund të jenë edhe objekt i së drejtës civile sepse po që se cënohen kerkohet kompenzimi(p.sh mjekimi,koha e humbur,dëmet psikike etj). 39. Të drejtat e personalitetit ose produktet e shpirtit njerëzorë? Janë të gjitha ato që krijon apo përmes së cilave shprehet shpirti njerëzorë,mendja dhe jeta emocionale e njeriut. Këto janë të arriturat shkencore apo artistike në prodhimtarinë materiale,të cilat nuk paraqiten në vetë jetën e brendshme shpirtërore të njeriut sikurse vlerat personale,por ato objektivizohen dhe mund fitohet masë pasurore me shitjen e tyre(p.sh e drejta e autorit). 40. Faktet juridike kuptimi dhe ndarja e tyre? Faktet juridike janë rrethana të caktuara ku e drejta apo rendi juridik e lidh të drejtën e krijimit,ndryshimit ose shuarjen e një të drejte subjektive.Dhe faktet juridike ndahen në: 1.ngjarjet si fakte juridike;dhe 2.veprimet si fakte juridike. 41. Ngjarjet si fakte juridike? Ngjarjet si fakte juridike mund të jenë të ndryshme si p.sh lindja,vdekja,fatkeqësitë natyrore etj. 42. Veprimet si fakte juridike ndarja dhe kuptimi i tyre? Veprimet si fakte juridike ndahen në: 1.veprime të palejuara që quhen delikte dhe krijojnë obligimin që të kompenzohet dëmi i shkaktuar(janë të pa pranuara nga rendi juridik);dhe 2.veprime të lejuara që ndahen në pajtim me drejtësinë apo rendin juridik dhe në veprime të vullnetit,të cilat veprime ndërmerren me qëllim që të prodhohet ndonjë efekt objektiv-juridik i lejuar nga drejtësia. 43. Tubi i fakteve,kuptimi?
  12. 12. Me tubin e fakteve kuptojmë përbërjen e të gjitha fakteve që duhet të lidhen për krijimin,mbarimin ose ndërrimin e ndonjë të drejtë. 44. Kuptimi dhe ndarja e të drejtave subjektive civile? Me të drejtat subjektive civile kuptojmë ato të drejta të cilat nxirren nga e drejta objektive,të cilat paraqesin një lloj pushteti që përbëhet prej tri autorizimesh që ka pronari: 1.autorizimin e përdorimit;2.autorizimin e shfrytëzimit(qiraja);dhe 3.autorizimin e disponimit(tjetërsimit). Të drejtat subjektive civile ndahen në: 1.të drejta subjektive civile absolute;dhe 2.të drejta subjektive civile relative. 7 45. Karakteristikat e të drejtave absolute? Të drejtat absolute janë ato të drejta të cilat: 1.veprojnë erga omnes (të drejtës së personit të autorizuar u përgjigjet obligimi i të gjithë personave); 2.numri i këtyre personave të obliguar nuk është i caktuar; 3.obligimi i tyre është negativ (d.m.th qëndron në atë që personin e autorizuar të mos e pengoj në ushtrimin e autorizimeve të tij); 4.e drejta e kërkesës (padisë)lind apo krijohet në momentin kur shkelet e drejta absolute; 5.të drejtat absolute nuk parashkruhen; 6.raporti i titullarit nuk është i konkretizuar ndaj personave tjerë;dhe 7.te të drejtat absolute ekziston e ashtuquajtura”e drejtë e racionit”. Pra te të drejtat absolute vetëm titullari është i caktuar dhe i konkretizuar,kurse personat e obliguar nuk janë të caktuar dhe numri i tyre nuk mund të shprehet kurrsesi. 46. Karakteristikat e të drejtave relative? Të drejtat relative janë ato të drejta të cilat: 1.veprojnë inter partes(të drejtës së personit të autorizuar i përgjigjet obligimi i personave të caktuar); 2.numri i këtyre personave të obliguar është i caktuar më pare; 3.obligimi i tyre është kryesisht pozitiv; 4.e drejta e kërkesës(padisë)lind apo krijohet po në atë kohë kur krijohet edhe autorizimi; 5.te drejtat relative sipas rregullit parashkruhen; 6.raporti i titullarit ose personit të autorizuar është i konkretizuar ndaj personave të caktuar-obliguar; Pra te të drejtat relative janë të caktuar si titullarët ashtu edhe personat e obliguar,dhe numri i tyre nuk është i caktuar. 47. Kuptimi i të drejtave absolute?
  13. 13. Të drejtat absolute janë: 1.të drejtat reale(sendore)që janë ato të drejta absolute që si objekt të vetin të drejtëpërdrejtë kanë sendet;dhe 2.të drejtat personale(pasurore)që si të drejta absolute përfshijnë: a.të drejtat personale që kanë të bëjnë me statusin civil-juridik të një personi(si statusi martesor,personal, mosha,aftësia juridike etj); b.të drejtat e personalitetit,si të drejta në kuptim më të ngushtë dhe si vlera morale dhe ideore,objekt i të cilave është prona personale(këto të drejta i mbrojnë edhe dega e së drejtës penale,familjare,e punës etj); c.të drejtat personale objekt i të cilave është produkti i shpirtit dhe mendjes së njeriut(që ndryshe quhen edhe të drejta të autorit). Këto tri grupe të të drejtave absolute personale quhen edhe të drejta personale papronësore,objekti i tyre paraqet vlerë morale e jo materiale.Këto të drejta janë të lidhura me personin e caktuar dhe nuk mund të barten apo trashëgohen(përveç të drejtave të autorit që mund të trashëgohen nëse shprehen në mënyrë pasurore). 48. Të drejtat e autorit,kuptimi? Me të drejtat e autorit kuptojmë të gjitha ato produkte të shpirtit dhe mendjes së njeriut të cilat sipas ligjit quhen vepër e autorit.Këtu hyjnë:librat,broshurat,artikujt,veprat e artit fugurativ etj.Të drejtat e autorit janë të drejta absolute personale sepse kanë të bëjnë me produkte të shpirtit dhe mendjes së njeriut. Ato kanë karakter personal juridik sepse autori ka të drejtë të kërkojë që ti njihet cilësia e tij si autor,dhe kanë karakter pasuror juridik sepse autori ka të drejtën e shfrytëzimit ekonomik të veprës ose shpikjes. Periudha e të drejtave të autorit zgjatë gjatë gjithë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij sepse për shkak të karakterit pasuror të tyre ato trashëgohen,dhe me kalimin e kohës së caktuar bëhen vlerë e përgjithshme. 49. Kuptimi i të drejtave relative(obligative)? E drejta relative paraqet një raport juridik ndërmjet bartësve të caktuar të të drejtave dhe detyrimeve,që quhen ndryshe edhe si të drejta obligative ose detyrimore sepse secilës të drejtë relative i përgjigjet një obligim i caktuar. Në të drejtën e obligacionit gjithmonë ekzistojnë dy palë:pala e autorizuar(kreditori)dhe pala e obliguar(debitori). 50. Nocioni pasuri dhe masa pasurore? Pasuria është tërsia e të drejtave subjektive civile të karakterit pasuror të cilat i takojnë një personi. Masa pasurore janë sendet që e përbëjnë lëndën e pasurisë si tërsi,gjegjësisht lëndën e të drejtave që e përbëjnë pasurinë. 8 51. Aktiva dhe pasiva? Pasuria ndahet në active dhe pasivë.Aktivën e përbëjnë të drejtat,pasivën obligimet.Por në active hyjnë edhe të drejtat reale dhe absolute,përderisa në pasivë hyjnë vetëm obligimet nga të drejtat e obligacionit. 52. Kuptimi i qarkullimit juridik? Qarkullimi juridik është bartje e të drejtës prej një subjekti në subjektin tjetër,dhe kjo dukuri ekziston vetëm në të drejtën civile dhe është një superstrukturë e qarkullimit të mallrave duke bartur të drejtat mbi ato mallëra.
  14. 14. 53. Kuptimi i punëve juridike dhe ndarja e tyre? Punët juridike janë çdo veprim që paraqet shprehje të lirë të vullnetit,që është i lejuar me ligj dhe që ndermerret për krijimin,ndryshimin apo shuarjen e një marrëdhënie civile juridike. Sipas kritereve të ndryshme punët juridike ndahen në: 1.punët juridike kauzale dhe abstrakte; 2.punët juridike formale dhe joformale; 3.punët juridike midis të gjallëve dhe në rast të vdekjes;dhe 4.punët juridike të njëanshme dhe të dyanshme. 54. Kuptimi i punëve juridike kauzale dhe abstrakte? Punët juridike kauzale janë ato punë juridike ku është theksuar në mënyrë të dukshme qëllimi ekonomik që dëshirohet të arrihet me punë,kurse punët juridike abstrakte janë ato punë juridike te të cilat kauza nuk shihet. 55. Kuptimi i punëve juridike formale dhe joformale? Punë formale konsiderohen të gjitha ato punë juridike,për krijimin e të cilave kërkohet forma e caktuar me ligj ose edhe vet palët mund ta kontraktojnë formën e punës juridike,kurse punët juridike joformale janë të gjitha ato punë, për krijimin e të cilave nuk nevojitet kurrfarë forme. 56. Kuptimi i punëve juridike midis të gjallëve dhe në rast të vdekjes? Punët juridike ndër të gjallët (inter vivos) janë ato punë, në të cilat të drejta dhe detyrimet krijohen ndërmjet personave të gjallë. P.sh. kontrata për shitblerje. Punët juridike mortis causa janë ato punë, të cilat krijojnë efekt juridik tek pas vdekjes së njërit pjesëmarrës në punën juridike. P.sh. testamenti, kontrata mbi ushqiminë, etj. 57. Kuptimi i punëve juridike të njëanshme dhe të dyanshme? Punët juridike të njëanëshme janë ato punë juridike te të cilat mjafton deklarimi i vetëm një vullneti që të krijohen marrëdhëniet juridike,kurse te punët juridike të dyanëshme nevojitet deklarimi i dy apo më shumë vullneteve dhe pëlqimi i tyre që të mund të krijohen marrëdhëniet obligative 58. Modifikimi i punëve juridike dhe kuptimi i tyre(mvarja)? Me modifikimin e punëve jurdike kuptojmë kufizimin e tyre me anë të: 1.kushtit; 2.urdhërit;dhe 3.afatit. 1.Kushti- paraqet një fakt të ardhëshëm juridik të pasigurtë,prej plotësimit apo mosplotësimit të të cilit varet fati i punës juridike të lidhur. Puna juridike është lidhur, por veprimi i saj varet prej paraqitjes apo mosparaqitjes së ndodhisë së ardhëshme të pasigurtë. Kushti paraqitet në dy forma: si kusht suspenziv
  15. 15. si kusht rezolutiv. Me kusht suspenziv (shtyes) kuptojmë atë kusht, nga ndodhja apo mosndodhja e të cilit varet një punë juridike apo një e drejtë subjektive civile. Me kusht rezolutiv (shkëputes) kuptojmë atë kusht, nga ndodhja apo mosndodhja e të cilit varet ekzistimi i mëtejmë i një pune juridike apo i një të drejtë subjektive civile. Kushti nuk mund të zbatohet me padi. 2.Urdhëri – është fakt juridik, nga përmbushja e të cilit varet efekti i punës juridike apo i të drejtës subjektive civile. Urdhëri përcaktohet vetëm kur është fjala për punët juridike bëmirëse, testamenti, legati 3.Afati – nënkupton kalimin e një periudhe kohore, prej të cilit varet krijimi apo shuarja e të drejtave dhe detyrimeve nga një punë juridike. Prej kushtit dallohet me faktin se këtu fjala është gjithmonë për një ndodhje të ardhëshme të sigurtë. Afati është qoftë një perudhë e caktuar kohore, qoftë një moment i caktuar në të ardhmen. 9 Afati mund të jetë suspenziv dhe rezolutiv. Afati suspenziv – nëse një punë juridike është lidhur, kurse të drejtat dhe detyrimet nga ajo fillojnë të vlejnë prej momentit të përmbushjes së afatit. Afati rezolutiv – ekziston kur të drejtat dhe detyrimet nga një punë juridike fillojnë të vlejnë prej momentit të kontraktimit, kurse shuhen në momentin e aritjes së afatit të caktuar. Për nga natyra, afati cilësohet si afat subjektiv dhe objektiv. Afati subjektiv llogaritet nga marrja e një rrethane në dijeni. Afati objektiv llogaritet sipas vetë ligjit. 59. Kuptimi i parashkrimit? Parashkrimi është një institut juridik, i cili nuk parasheh shuarjen e një të drejtë subjektive, por me të humbet e drejta për padi. Kjo do të thotë së titullari i së drejtës nuk ka të drejtë të kërkojë realizimin e një të drejtë subjektive civile. Afati domosdo parashihet nga ligji dhe llogaritet si i tillë. 60. Cilat të drejta parashkruhen e cilat jo? Me parashkrim parashkruhen vetëm të drejtat e obligacionit kurse të drejtat absolute (reale dhe personale),dhe të drejtat e obligacionit që kanë burimin e vet në të drejtën familjare nuk parashkruhen. 61. Afatet e parashkrimit dhe afatet prekluzive? Afatet e parashkrimit janë të caktuara me norma imperative dhe nuk mund të pakësohen ose zgjaten dhe janë 10 vite,por kemi disa kërkesa të cilat parashkruhen për një kohë më të shkurtër të cilat quhen afate të veçanta. Afatet prekluzive ekzistojnë atëherë kur ligji ushtrimin e ndonjë të drejte apo të ndonjë fuqie juridike e lidh me ndonjë afat,dhe kur e drejta ose fuqia juridike nuk paraqitet në atë afat atëherë ndërprehet bë tërsi. 62. Pavlefshmëria e punëve juridike?
  16. 16. Në pavlefshmërinë e punëve juridike ekzistojnë dy lloje të punëve jurdike të pavlefshme ato janë:nuliliteti apo pavlefshmëria absolute e punëve juridike dhe rrëzueshmëria e punëve juridike. 63. Pavlefshmëria absolute e punëve juridike(nuliteti)? Punët juridike absolutisht të pavlefshme janë ato punë juridike me të cilat cënohen parimet e rregullimit shoqëror të përcaktuara me kushtetutë,me dispozita imeperative ose me moralin shoqëror. 64. Shkaqet dhe pasojat e punëve juridike absolutisht të pavlefshme? Shkaqet që qojnë në pavlefshmërinë absolute të punëve juridike janë mospajtueshmëria e kontratave me parimet e rregullit shoqëror të përcaktuara me kushtetutë,me norma imperative ose me moralin shoqëror. Pasojë e punëve juridike absolutisht të pavlefshme është se ato nuk prodhojnë efekte juridike nga momenti i lidhjes së tyre. 65. Punët juridike të rrëzueshme(relativisht të pavlefshme)kuptimi? Punët juridike të rrëzueshme janë ato punë juridike të cilat përmbajnë ndonjë mungesë e cila i cënon interesat juridike të njërës apo të dyja palëve,për shkak të së cilës mund të anulohen,dhe deri në momentin e anulimit të tyre ato konsiderohen të plotëfuqishme,por në qoftë se anulohen atëherë konsiderohen të pavlefshme nga momenti i lidhjes së tyre 66. Shkaqet që qojnë në rrëzueshmërinë e punëve juridike? Shkaqet që qojnë në rrëzueshmërine e punëve juridike janë mungesa e zotësisë së veprimit,mangësitë e vullnetit të deklaruar dhe dëmtimi i pamasë. 67. Anulimi i punëve juridike relativisht të pavlefshme dhe pasojat? Anulimi i punëve juridike ndodh atëherë kur ekziston ndonjë nga shkaqet të cilat qojnë në rrëzueshmërinë e punëve juridike,dhe këtë duhet ta kërkojë pala të cilës i janë cënuar interesat juridike në atë punë kurse pala të cilës nuk i janë cënuar interesat juridike nuk ka të drejtë të kërkoj anulimin e punës juridike. Pasojat e punëve juridike relativisht të pavlefshme janë se ato në të vërtetë ekzistojnë,por ekzistimi i tyre është i pasigurtë dhe pavlefshmëria e tyre bazohet në pavlefshmërine e punëve juridike të nulshme,sepse ajo llogaritet e pavlefshme nga momenti i lidhjes së saj. 68. Kuptimi i konvalidimit? Konvalidimi është parim se ajo që është e pavlefshme nuk mund të bëhet me kalimin e kohës e vlefshme,kjo d.m.th se nuk ka konvalidacion. 10 69. Kuptimi i konverzionit? Me konverzioni kuptojmë që mund të ndodhë që një punë juridike ose veprim juridik,që për shkak të mungesës së disa përbërjeve të mos i përgjigjet asaj që kanë pasur ndërmend palët,por ti përgjigjet punës tjetër juridike,për të cilën mund të merret me siguri se palët e kanë dëshiruar duke u nisur nga situata normale se qëllimi më i gjerë përmban edhe qëllimin më të ngushtë të njëllojshëm.
  17. 17. 70. Mohimi(kundërshtimi)i punëve juridike(padia ose ACTIO PAULIANA)? Actio Pauliana është aplikuar qysh në të drejtën romake me të cilën bëhet mohimi apo kundërshtimi i punëve juridike që qonë në pavlefshmërinë e punëve juridike.Këtu paraqiten tre persona: 1.kreditori,i cili është dëmtuar me punën; 2.debitori,i cili ka tjetërsuar pasurinë e vet personit të tretë;dhe 3.personi i tretë,të cilit debitori i ka tjetërsuar pasurinë e vet. Që paditësi të këtë sukses në kontestin që e ndërmerr me padin pauliane duhet të plotësohen disa kushte: 1.që kreditori,për arsye të punës së ndërmarrë juridike të ketë ardhur në situatë të pamundshme për inkasimin nga pasuria e mbetur e debitorit të vet; 2.që debitori të ketë qenë jokorrekt;dhe 3.që personi i tretë të jetë jokorrekt,d.m.th të ketë ditur për qëllimin jo të mirë të debitorit.