Drogë në Krujë, arrestohet një person, procedohet kryeplaku (VIDEO)

Policia e Krujës vijon kontrollet në terren për parandalimin e kultivimit të  bimëve narkotike.

Gjatë ditë së sotme, mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur ”Lapare”, në kodër të Verionit në një sipërfaqe toke të pyllëzuar u gjetën dhe sekuestruan 130 bimë narkotike Cannabis Sattiva dhe 770 fidanë të vendosura në 9 kubikë.

Ndërsa, policia ka bërë të mundur arrestimin e Shefqet Disha 56  vjeç, banues në Krujë, si dhe ka proceduar penalisht edhe kryeplakun e fshatit Verjon, 17-vjeçari me iniciale, H.D.

Policia thotë se në lidhje me këtë ngjarje materialet i kanë kaluar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi I bimëve narkotike” në ngarkim të Shefqet Dishës dhe  “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të H.D.