Çifti i martuar për 69 vjet, vdes brenda një ore

Një çift nga Illinois i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili ka qenë i martuar për 69 vjet ka vdekur brenda një ore gjatë fundjavës së shkuar.

Theresa Vyatkin vdiq të shtunën në orën 12:10 e në Highland Park Hospital në moshën 89 vjeçare, ndërsa  burri i saj, 91-vjeçari Isaac Vyatkin, ndërroi jetë rreth orës 12:50, raportojnë mediat e huaja, përcjellë Klan Kosova.

Të afërmit thonë se burri dhe gruaja ishin duke ia mbajtur duart njëri-tjetrit  kur Theresa ndërroi jetë.

 

Vajza e tyre, Clara Gesklin, tha se babai i saj ndaloi së marri frymë, kur anëtarët e familjes ia ndan  gishtat e çiftit që i mbanin duart e shtrënguara.

Kurse, djali i tyre,  Leo Vyatkin, thotë se babai i tij “nuk donte të bënte asgjë pa gruan e tij”, transmeton Klan Kosova.

Gjatë një funerali të përbashkët të mbajtur të hënën për çiftin, Gesklin tha  për prindërit e saj se “dashuria për njëri-tjetrin ishte aq e fortë sa thjesht ata nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin.”

Çifti jetonte në Skokie në veriperëndim të Çikagos.