Çfarë përjetoni gjatë sulmit në zemër (Video)

7 milionë njerëz në botë vdesin nga sulmi në zemër çdo vit. Sikurse muskujt, zemra ka nevojë për oksigjen.

Sulmi në zemër ndodh gjatë ndërprerjes së papritur të qarkullimit në gjak në arterien, e cila e ushqen një pjesë të muskulit në zemër. Qelizat nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe fillojnë të vdesin.

Kjo ndërprerje në qarkullimin e gjakut, që paraqitet gjatë sulmit në zemër mund ta dëmtojë muskulin e zemrës përgjithmonë.

Tek burrat mund të ketë probleme me ereksion e që fajtori është tek ngushtimi i enëve të gjakut. Deri dy të tretat e rasteve e kanë vënë re këtë para ndalimit të zemrës.

Gratë (rreth 70 përqind) janë më të prirura për ndjenjën e lodhjes së fortë dhe afatgjatë, madje edhe disa javë para sulmit. Nëse muskuli i zemrës nuk punon si duhet kjo mund të shkaktojë ënjtje të këmbëve, prandaj edhe këtij simptomi duhet kushtuar vëmendje.