BMW teston veturën e cila ndryshon ngjyrën (Video)

Është vetura me teknologjinë më të lartë ndonjëherë, e cila njeh pronarin e saj dhe në mënyrë automatike rregullon ulëset, ngjyrën dhe stilin e vozitjes.

Koncepti “Mini” i BMW madje ndryshon ngjyrën gjatë vozitjes, varësisht nga humori i shoferit.

Kompania prezantoi prototipin e veturës më herët këtë vit – por duket se tani është gati që ta prodhojë, transmeton Gazeta Express.

E quajtur “MiniVision Next 100”, dizajni i veturës fokusohet në kombinimin e përgjegjësisë mjedisore dhe teknologjisë të së ardhmes.