Basha: Nuk do të lejojmë që të ketë më zgjedhje moniste në Shqipëri

Lideri i opozitës Lulzim Basha është I bindur se në Shqipëri nuk do të ketë më një process votimit të formatit monist.

Kështu është shprehur kryedemokrati pas takimit që ka patur me ish kryeministrin Sali Berisha, i pasuar më parë nga një takim në Presidencë me Bujar Nishanin.

Në një deklaratë për median, Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

“Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën. Nuk do të rivendoset më monizmi as në Kavajë as në Shqipëri. Nuk do të ketë proces votimi monist. Shqipëria do të çlirohet njëherë e mirë.