Barcelona apo Juventus? Ju tregon Alves

Dani Alves ka thënë se Juventus ka mundësi më shumë që të kalojë në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves është i lumtur që do të kthehet për të luajtur në Camp Nou, por beson se skuadra e tij, Juventus ka më shumë shanse që të kalojë tutje.

“Momentalisht ne kemi 60 për qind mundësi që të kalojmë në gjysmëfinale, por e respektojmë Barcelonën”, tha Alves gjatë konferencës për media.