Avokatja e Haradinajt tregon pse gjykata nuk e ekstradoi atë në Serbi

(E plotësuar) – Avokatja e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon, ka thënë se Haradinaj i ka humbur tre muaj e gjysmë të jetës duke e pritur vendimin e sotëm.

“Ai [Ramushi] humbi tre muaj e gjysmë të jetës duke pritur këtë vendim” ka thënë Lindon për Associated Press.

Megjithatë, ka thënë ajo, Haradinaj është i lumtur tani që gjithçka ka marrë fund.

Gjykata në Colmar vendosi kundër ekstradimit të tij në Serbi sepse Haradinaj nuk do të përballej me gjykim të drejtë dhe balancuar nëse do të dërgohej në Serbi, shtoi ajo.

Ajo shtoi se nuk është e qartë nëse ai do të qëndrojë në Francë.

Palët në këtë rast i kanë pesë ditë për t’u ankuar ndaj vendimit.

Image

Z. Haradinaj hyri në politikë pas konfliktit në Kosovë dhe dy herë u lirua nga një gjykatë e OKB-së

FOTO GALERI

Ramush Haradinaj arrin sot në Kosovë, mësohet ora kur i organizohet pritja në shesh

Gjykata në Colmar të Francës ka marrë vendim qe ta le të lirë dhe të kthehet në Kosovës, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është liruar sot pas katër muajsh qëndrim në Francë.

Nënkryetari i AAK-së Avni Arifi ka thënë për gazetën Bota sot se është lajm i mirë për çdo shqiptar dhe sado që e vonuar të jetë është drejtësi.

Ai ka njoftuar se ai do të jetë në Prishtinë në ora 19 ku dhe do t’i organizohet një pritje madhështore.

“Sonte, e enjte 27 prill, n? orën 19:00, takohemi në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, në tubimin masiv për pritjen e kryetarit Haradinaj!”, ka thënë Arifi për Bota sot.

Flet Haradinaj pas vendimit: Është fitore e shqiptarëve kundrejt Serbisë

Ish Kryeministri i Kosovës dhe tashmë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është liruar sot nga Gjykata e Colmarit në Francë.

Haradinaj do të kthehet në Kosovë sot, ndërsa pas lirimit ai tha se përkundër që janë humbur katër muaj përsëri mund të jetë kjo një fitore e shqiptarëve kundrejt Serbisë.

“ Nuk e di sigurt a do të arrij në Kosovë, mirëpo fillimisht do ta marr pasaportën në Stransburg dhe pastaj besoj që do të arrij sot në Kosovë. Përkundër se është humbur një kohë prej katër muajve mirëpo mund të shihet si fitore e shqiptarëve kundrejt Serbisë” ka thënë Haradinaj para gjykatës.

Haradinaj ishte arrestuar që nga 4 janari i këtij viti.

Arrin në seancë Ramush Haradinaj, Policia rrethon Gjykatën në Colmar të Francës (LIVE)

Në gjykatën e Apelit në Colmar të Francës ka arritur ish kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, për të cilin pritet të merret vendimi përfundimtar.

Në gjykatë kanë shkuar zyrtarë të vendit, ndërkohë që jasht saj, janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve, të cilët po presin vendimin për Haradinajn.

Ndryshe, Ramush Haradinaj është duke u mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.

Policia rrethon Gjykatën në Colmar të Francës

Gjykata në Colmar të Francës pritet që sot rreth orës 09:00 të vendos për rastin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, mbi të cilin rëndojnë akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

Autoritetet franceze kanë shtuar masat e sigurisë në hyrje të objektit të Gjykatës ku pas pak pritet në nis seanca përfundimtare.

Gjykata në Colmar të Francës, që ka shtyrë vendimin e saj përfundimtar prej më shumë se tre muajsh, ka pranuar akuza shtesë nga autoritetet serbe që dallojnë, siç thuhet, nga ato të gjykuara vite më parë nga Gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi me të cilat është përballur Haradinaj në dy rastet e gjykimit në Hagë.

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Sot seanca për Ramush Haradinajn, çfarë pritet të vendosë Gjykata franceze?

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.

Haradinaj është duke u mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti.

Seanca do të fillojë në orën 9 të mëngjesit, ku gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.

Image

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

FOTO GALERI

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i partisë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte.

Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Pas seancave gjyqësore më 9 shkurt, 2 mars dhe 6 prill, tani vendimi i ri për Haradinajn do të dihet më 27 prill.

Në një bisede Haradinaj, tha se proceduarat rreth procesit të tij janë shterur dhe dita e enjte pritet të jetë vendimtare në këtë proces ndaj tij.

“Nga praktikat e deritashme kanë ndodhur shumë befasi në procedura këtu. Vet fakti që jam katër muaj në këtë procedurë, flet për një, ta quaj ashtu, situatë shumë të çuditshme. Megjithatë, mendojmë së kjo është [seanca] e fundit për shkak se vetvetiu gjykata ka paralajmëruar se do të jetë seancë vendimmarrëse”, tha Haradinaj.

Ai mendon se ndalesa e tij nuk ka të bëj me asgjë tjetër, por siç thotë ai, ‘krejt kjo çështje është politike”.

“Definitivisht kjo proceduarë duhet të mbyllet si e tillë në refuzim të kësaj kërkese (të Serbisë për ekstradim), e cila është e motivuar dhe është krejtësisht politike me fabrikime dhe pa bazë ligjore”.

“Po ashtu edhe për faktin se jam shtetas i Kosovës dhe nuk njoh juridiksionin serb mbi Kosovën dhe mbi mua. Ftesa e tyre, ftesa e Beogradit, ose kërkesa për të shkuar atje është direkt kërkesë për luftë”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha po ashtu se ‘ata të cilët kanë bërë ligje me tanke e që kanë sulmuar dhe kanë hapur zjarr në fëmijë e në shumë familje’, po kërkojnë tash ekstradimin e tij në Serbi.

“Kjo është një logjikë e rëndë e Beogradit. Kjo është një mbetje e logjikës së luftërave që kanë kaluar në Ballkan. Është e habitshme indiferenca e të gjithëve. Pra, të gjithë kanë qëndruar indiferent. Në këtë logjikë të Beogradit, ndryshe thënë, i bie që nëse ka një aktakuzë për Vuçiqin apo Daçiqin, apo njëri nga ta, atëherë unë do t’ju premtoj atyre gjykim fer në Prishtinë”.

“Beogradi ka shkuar shumë larg më ketë lojë dhe kushdo që është pjesë e kësaj loje duhet t’i vi turp për këtë qasje”, tha Haradinaj.

Tani, shqiptarët, ka thënë ai, nuk janë më të vetëm dhe nuk do të lejojnë ofendimet e as sulmet, siç kanë ndodhur më parë mbi ta.

“Mos të harrojmë se ne shqiptarët, nuk jemi jetim më. Kushdo nga fqinjët që mendon se mund të nëpërkëmben shqiptarët, duke i ofenduar dhe sulmuar, gabon. Shqiptari është i njohur për reciprocitet. Ai që na jep respekt, ne i japim respekt. Ai që na jep nder, ne i japim nder. Ai që na ndihmon i ndihmojmë, po ai që na godet ja kthejmë”, tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni, po në bazë të një fletë-arresti të Serbisë. Ai ishte mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë dhe më pas ishte liruar.

Haradinaj është gjykuar dy herë në Hagë, nën akuzat për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë.

Ai pati dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës, për t’u dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Në vitin 2008, ishte shpallur i pafajshëm.

Po ashtu, një proces tjetër ndaj tij ishte iniciuar po në Hagë, por sërish qe shpallur i pafajshëm në vitin 2012, duke u liruar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për krime lufte.